Gjermani, Opel pritet të shkurtojë 3 500 vende pune
Berlin -Kompania gjermane e prodhimit të automobilave "Opel", mund të shkurtojë deri 3 500 vende pune, nëse qeveria nuk merr asnjë masë për shpëtimin e saj, paralajmëroi sot presidenti i General Motoros për Evropën, dega evropiane e grupit amerikan GM nga dhe varet kompania Opel. Carl-Peter Forster në një intervistë për të përditshmen "Bild Zeitung" tha se parashikoheshin ulje taksash dhe se "kësaj i shtohet shkurtimi i jo më tepër se 3 500 vendeve të punës. "Por, ne po përpiqemi ta shmangim këtë", vazhdoi ai.
"General Motors", në vështirësi të mëdha ekonomike, po diskuton tani me Berlinin për shpëtimin e degës së saj gjermane, ku janë punësuar 26 000 persona në vend. Grupi po kontakton gjithashtu me qeveritë e disa vendeve të tjera, sidomos Spanja, Britania e Madhe dhe Belgjika, ku janë vendosur degë të tij. "Një hua prej 3,3 miliardë eurosh nevojitet deri në vitin 2014 për shpëtimin e të gjitha degëve", kujtoi Forster.