E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Marrëdhëniet me Britaninë, të veçanta

Uashington -Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi dje se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe vazhdonin të ishin "të veçanta", në një përpjekje që të zbuste shqetësimet e britanikëve. "Jini të qetë: marrëdhënia nuk është vetëm e veçantë dhe e fuqishme, ajo veçse do të forcohet me kohë", deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik, Gordon Brown në Shtëpinë e Bardhë.

Brown mbërriti dje në Uashington ndërkohë që një pjesë e opinionit britanik shqetësohej për ruajtjen e "marrëdhënieve të veçanta" mes dy vendeve, të personifikuara nga lidhjet mes drejtuesve Tony Blair, nga ana e anglezëve, dhe Bill Clinton më tej George W. Bush, nga ana e amerikanëve.

"Kjo ide se marrëdhëniet e veçanta do të pakësohen është e gabuar. Britania e Madhe është një nga aleatët tanë më të afërt, më të fortë dhe marrëdhënia, lidhja që ekziston nuk do të thyhet", deklaroi Obama.

Ai theksoi se kjo do të zbatohej në bashkëpunimin përballë krizës ekonomike si dhe në çështjet e sigurisë. Ai shprehu "mirënjohjen e jashtëzakonshme" të amerikanëve ndaj britanikëve për angazhimin përkrah tyre në Afganistan.

Edhe pse kundërshtar i orëve të para për luftën në Irak, Obama deklaroi se amerikanët nuk do ta harronin kurrë markën "miqësia" britanike, që formoi pjesëmarrja në këtë konflikt.

Më tej ai përmendi fushën private duke i vlerësuar si "të shkëlqyera" marrëdhëniet me Brown, të cilin po e takonte për herë të tretë dhe se ishte drejtuesi i parë evropian me të cilin ai takohet si president, përpara francezit Nicolas Sarkozy apo gjermanes Angela Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›