Rusi, sot seanca degjomore ndaj ish-manjatit te naftes, Kodorkovski

Moskë, 4 mars, 09:23, NOA- 45-vjeçari Mihail Kodorkovski, i njohur si një nga oligarkët më të fuqishëm të Moskës, do të jetë sot në një seancë dëgjimore
në procesin e dytë gjyqësor ndaj tij.
Ish-manjati i naftës rrezikon edhe 22 vjet të tjera burg, pasi akuzohet për pastrim parash.
Kodorkovski po kalon që prej vitit 2005 një dënim tetëvjeçar me burgim, për shkak të mospagimit të taksave. Në total, akuza përmbledh plot 20 miliardë euro.
Por avokatja e Kodorkovskit, Karina Moskalenko, i konsideron këto akuza me natyrë
populiste.
Mihail Kodorkovski ka qenë dikur njeriu më i pasur i Rusisë. Ai drejtonte koncernin atëherë më të madh privat të naftës, Jukos, dhe bënte pjesë në ata biznesmenë, të cilët nuk e fshehnin kritikën kundër presidentit të atëhershëm Putin.
Bëhet e ditur se sot procesi gjyqësor do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
n.e/NOA