E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani/ Sulm me bombë molotov në një shkollë, 10 të plagosur

Një 19-vjecar në Gjermani ka hedhur një bombë molotov në shkollën e tij, duke plagosur 10 studentë, dy prej të cilëve shumë rëndë. Sipas zëdhënësit të forcave të shpëtimit të qytetit jugor gjerman, policia ka arrestuar autorin e krimit, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur, si dhe ka evakuar shkollën e mesme të Karolinumit në Ansbah. "Ishte e paqartë nëse është përdorur më shumë se një bombë për këtë sulm", shtoi ai.
Sulmi me bomba është më i fundit nga një sërë të tillësh në shkollat gjermane. Në mars të këtij viti, një 17-vjeçar vrau 15 persona në një sulm me armë në ish-shkollën e tij në qytetin jugor të Gjermanisë, Vinenden. Më pas ai vrau dhe veten. Në vitin 2006, një person i maskuar dhe i pajisur me një pushkë dhe eksploziv, sulmoi një shkollë në qytetin perëndimir të Emsdetenit, duke plagosur 11 vetë, përpara se të vetëvritej. Ndërkohë që në prill të vitit 2002, Gjermani u trondit, kur një person i armatosur vrau me armë 17 persona në një shkollë të mesme në Erfurt, përfshirë këtu edhe veten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›