E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, anulohen 150 fluturime ajrore nga moti i acartë

Mbi 150 fluturime nga aeroporti më i madh i Gjermanisë, në Frankfurt, janë anuluar për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës.
Shumë pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroport, në pritje që automjetet borëpastruese të hiqnin akullin nga pistat e avioneve.
Në Nuremberg, një avion doli nga pista për shkak të sasisë së madhe të akullit.
Një mot i akullt pritet të përfshijë së shpejti vendin dhe qytetarët janë lajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurojnë sa me shpejt rezerva ushqimore për të paktën katër ditë.
Shumë vende të tjera në Evropë janë përfshirë gjithashtu nga moti i keq.
Rreth 140 persona kanë kanë gjetur vdekjen nga i ftohti në javët e fundit në Poloni dhe Zvicer, ku reshjet e dendura të dëborës kanë penguar qarkullimin e kamionëve në tunelet e Alpeve.
Ndërkohe, edhe shërbimi hekurudhor i trenit "Eurostar", mes Frances dhe Britanise, pritet të kufizojë shërbimin e tij. Pasagjerëve u është bërë thirrje të anullojnë ose shtyjnë për më vonë udhëtimet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›