E Shtunë, 31 Tetor 2026

John McCain takohet me liderët libanezë

Senatori amerikan dhe ish kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës John MçCain zhvilloi ditën e shtunë në Bejrut bisedime me kryetarin e parlamentit libanez Nbih Berri.
Republikani John MçCain mbërriti në bejrut ditën e premte dhe zhvilloi bisedime me presidentin libanez Michel Suleiman dhe me kryeministrin e këtij vendi Saad al Hariri.
Palët e dy vendeve në këto takime diskutuan për çështjet aktuale rajonale.
MçCain u shoqërua në vizitën e tij në Liban nga një delegacion nga kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përbëhej nga senatorët John Barraso dhe John Thun. Administrata e Shteteteve të Bashkuara shtroi çështjen për rritjen e masave të sigurisë për qytetarët e 14 vendeve, ku pas atentatit të dështuar me bombë ditën e Krishtlindjeve në avionin e linjës Delta Airlines do të përfshihet edhe Libani.
Në listën për sigurinë e masave nga aktet terroriste përfshihen Kuba, Irani, Sudani dhe Siria si shtete "sponsorë të terrorizmit".
Ndërkohë Pakistani, Afganistani, Algjeria, Iraku, Libani, Libia, Nigeria, Arabia Saudite, Somalia dhe Jemeni paraqiten si "vendet e interesit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›