Tenderat, ja si abuzohet nga institucionet
30/04/2010 Raporti i Avokatit: Specifikimet bëhen duke përzgjedhur paraprakisht fituesin
Pavarësisht se tenderat po realizohen në mënyrë elektronike autoritet që zhvillojnë këto procedura vazhdojnë abuzimet duke përdorur “zgjidhje” alternative për të zgjedhur kompaninë që preferojnë si fituese. Në raportin e vitit 2009 që do të lexohet në Kuvend, Avokati i Prokurimeve ka listuar një sërë shkeljesh që janë konstatuar gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik. Sipas raportit, problematikat më shqetësuese janë konstatuar në punën e njësive të hartimit të dokumenteve të tenderit, të cilat kanë përpiluar dokumente me kritere kualifikuese në kundërshtim me ato standarde. Parregullsi janë konstatuar edhe në punën e komisioneve të vlerësimit të ofertave, të cilët kanë shqyrtuar ofertat dhe kanë marrë vendime të gabuara në shpalljen e fituesve. Ndërkohë, autoritetet kontraktore nuk kanë respektuar afatet kohore të ankimimit, duke penguar operatorët ekonomikë në ushtrimin e të drejtave që u jep ligji, gjë që ka pasur ndikim në uljen e besimit ndaj autoriteteve shtetërore. Duke u thelluar më tej për këto shkelje AVP për sa i përket hartimit të dokumenteve të tenderit saktësohet se autoritet kontraktore vendosin kritere kualifikuese për “kapacitetet ekonomike financiare”, “eksperiencat e mëparshme” dhe “kapacitetet teknike”. Sipas këtyre të dhënave, rezultojnë se shpesh herë ku për ndërtime, mallra apo shërbime vendosen kërkesa që tejkalojnë kufijtë monetare të fondit limit, megjithëse është përcaktuar qartë se nuk lejohet vendosja e kufijve monetarë kualifikues. Ndërkohë, rastet më problematike janë konstuara porsa i përket vendosjes së kapaciteteve teknike. Kështu në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, nga autoritetet kontraktore kërkohet që operatorët ekonomikë të kenë një numër të madh punonjësish që nuk justifikohet me volumin e punës, si dhe kërkohen licenca profesionale që nuk përputhen me zërat e punimeve të parashikuara në projekt. Gjithashtu nga ana e bizneseve ka pasur ankesa të shumta veçanërisht për procedurat e prokurimeve ku autoritetet kërkojnë lista të ekzagjeruara për makineri e pajisje apo kur kërkohen të jenë në pronësi të operatorëve ekonomikë. Ndërkohë, avokati thekson se këto vërejtje janë të përsëritura, por sërish janë konstatuar të njëjtat shkelje, duke penalizuar kështu operatorët ekonomikë.