Korridori 8, kërkohet marrëveshje rajonale
30/04/2010 Kryeministri Berisha bën thirrje për fillimin e punës. Mbështetje nga Italia
Korridori 8 duhet të bëhet realitet sa më parë. Kështu e nisi fjalën e tij Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një konferencë të posaçme kushtuar këtij projekti të madh infrastrukturor, ku të pranishëm kanë qenë ministrat e Transportit nga të gjithë vendet ku kalon ky korridor. “Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të vendosim për hapa konkrete për ndërtimin e këtij korridori. Në rajon nuk ekziston qoftë edhe një projekt i vetëm bashkues midis këtyre vendeve, projekti i vetëm evropian dhe unë do të theksoja se duke kontribuar në këtë Korridor, për Brukselin do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme dhe një kontribut i madh për rajonin”, tha Berisha. Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka risjellë në vëmendje edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për realizimin e këtij projekti. “Shqipëria do të fillojë ndërtimin e korridorit. Do të fillojë brenda 2-3 muajve që vijnë. Shqipëria do të ndërtojë segmentin Tiranë – Elbasan dhe më pas, do të vazhdojë këtë përpjekje. Shqipëria po ndërton një segment tjetër të këtij korridori jashtëzakonisht të rëndësishëm, Tiranë-Bllatë dhe në këtë drejtim, distanca me Tiranën shkurtohet 100 kilometra”, tha Berisha. Lobimi në Bruksel për ta futur në prioritet ndërtimin e këtij korridori është një proces që do të udhëhiqet nga Italia. Ministri italian i Transporteve, Alteo Mateoli, ka shprehur iniciativën e vendit të tij për ta realizuar këtë. “Marrëveshja që do të firmosim sot është shprehja e prioritetit dhe urgjencës që kërkon ndërtimi i Korridorit 8. Që ai të bëhet një prioritet evropian duhet mbështetje e plotë institucionale dhe një qasje pragmatike ndaj tij. Për këtë nevojitet që ne urgjentisht të identifikojmë burimet dhe nevojat për këtë korridor”, deklaroi ai. Në takim është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes ministrave të Transportit të Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Firma e 4 ministrave ishte edhe një mesazh për Brukselin, të cilit i kërkohet mbështetje për realizimin e këtij korridori. Ideja për ndërtimin e Korridorit 8 u artikulua në fillim të viteve 90, por për shkak të konflikteve në rajon, projekti u la pas dore. Korridori 8 i ngjan një ure që do të lidhë Mesdheun me Detin e Zi, jo vetëm rrugë, por edhe rrjet hekurudhor dhe porte janë pjesë e këtij projekti. Pikënisja është Porti i Barit në Itali, vijon më tej në Durrës, Shkup, Sofje dhe përfundon në portin bullgar të Burgasit. Ministri italian i Transporteve Altero Matteoli hodhi idenë e përfshirjes edhe të Napolit në këtë korridor.
Fillesat
Korridori i 8-të, që lidh rajonet e Adriatikut dhe Detit të Zi dhe që kalon përmes Republikës së Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë i ideuar në dy konferencat ministrore të mbajtura në Kretë në vitin 1994 dhe në Helsinki në vitin 1997. Ndërkohë ende nuk ka asnjë përpjekje nga Bashkimi Evropian për të mbështetur këtë projekt.
Refuzimi
Në vitin 2004 Parlamenti Evropian rrëzoi mundësinë e ndërtimit të shpejtë të Korridorit. Projekti është rrëzuar pas një votimi të dytë duke bërë që të përjashtohet çdo financim nga ana e BE-së. Parlamenti Evropian rrëzoi amendamentit e quajtur "Enzo Lavara". Ky amendament në projektin e veprave të infrastrukturës Transeuropiane u hartua nga eurodeputetët italianë.