Gjermani, buxhetet e bashkive në gjendje të rëndë financiare
Ekonomia gjermane si shumë ekonomi të vendeve europiane gjendet në një gjendje aspak pozitive. Depozitat shtetërore të shtetit gjerman sipas raportimeve janë duke u tkurrur për ditë e më shumë.
Bashkitë gjermane gjenden para deficitit dhe krizës më të lartë buxhetore prej ribashkimit të vendit. Autoritetet vlerësojnë se deficiti buxhetor i komunave këtë vit do të jetë rreth 15 miliardë euro. Në këtë mënyrë do të dyfishohej rekordi negativ i vitit 2003. Kryetarja e bashkisë në Frankfurt, Petra Roth tha se buxhetet e qyteteve dhe komunave janë në gjendje të rëndë. Prandaj janë të pamundura planet e kancelares Angela Merkel dhe kabinetit të saj qeveritar për zvogëlime të mëtejshme të tatimeve, theksoi ajo.
Gjermania pritet që t'u japë kredi shumë prej këtyre komunave të cilat ndodhen në gjendje shumë të rëndë financiare, situatë në të cilën ekonomia gjermane nuk është ndodhur prej disa vitesh.