Obama, kritika të ashpra ndaj kompanisë "British Petrolium"
Presidenti amerikan Barak Obama nuk i ka kursyer kritikat e tij të ashpra ndaj përgjegjësve të katastrofës ekologjike që ka përfshirë detin e Luizianës.
Barack Obama ka reaguar ashpër ndaj organizatës "British Petrolium", e cila është e specializuar për nxjerrjen dhe prodhimin e naftës së përdorshme për makinat. Duke folur për njollën e zezë në shtetin e Luizianës, presidenti amerikan ka deklaruar se i takon BP-së për të paguar për katastrofën dhe jo kontribuesve amerikanë.
Obama e ka cilësuar një spektakël qesharak tentativën e BP për t'i dhënë fajin për incidentin, ndërmarrjeve të tjera të përfshira. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në fund, ka deklaruar se do të asistojë për situatën e krijuar me zemërim dhe frustrim.
Por, presidenti gjithashtu i theksoi se në bazë të ligjeve amerikane, BP duhet të japë llogari për koston e katastrofës ekologjike.
Në deklaratën e tij presidenti amerikan është shprehur se qeveria e tij po ndërmerr çdo iniciativë të mundshme ligjore në mënyrë që të pastrohet zona ujore e ndotur me përmasa të mëdha të naftës së derdhur nga kompania prestigjoze "British Petrolium".