E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, grabiten tre turistë çekë

Grabiten tre turistë cekë në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Tejdrinit", ne Komunen Ujmisht, Rrethi Kukes, ku 3 turiste me kombesi ceke, te cilet udhetonin me automjetin e tyre tip " Land Rover Defender " CS 853 8918, ngjyre te bardhe jane "vjedhur me dhune".
 

Mësohet se shtetasit David Kubat, Michal Benatsky,Vladimir Cerny, të tre lindur e banues ne Ceki janë grabitur duke u kercenuar me fjale e veprime nga nje person me fytyre te mbuluar pjeserisht me ane te nje kapuci, i moshes rreth 30-vjec, ne kohen kur ata po flinin ne ambientet e automjetit te tyre.

Ndërkohë grabitësi u ka marrë turistëve nje videokamere, nje aparat fotografik, nje aparat GPS dhe nje aparat telefonik celulare. Ndërkaq policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa ka shoqëruar 9 persona në komisariat të dyshuar si autorë të ngjarjes.
 

Aktualisht, te gjitha strukturat e Drejtorise se Policise Qarku Kukes, jane duke punuar me intesitet ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kukes, per identifikimin dhe kapjen e autorit te kesaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›