Gjermani, qëllohet për vdekje një prokuror

Një prokuror i shtetit është qëlluar për vdekje në një sallë gjyqi në shtetin jugor gjerman të Bavarisë.
Një 54-vjeçar i armatosur, i pandehur në një rast në gjykatën Administrative, hapi zjarr ndaj gjyqtarit dhe prokurorit. Prokurori u godit tri herë, në krah, në stomak dhe shpatulla. Menjëherë ai është nisur për në spital, ku më vonë vdiq si rezultat i plagëve të rënda.
Policia bën me dije se i pandehuri ishte në paraburgim, pasi ishte arrestuar për abuzime me fondet. Mësohet se viktima ishte 31 dhe kishte qenë i punësuar nga zyra e prokurorit të Bavarisë prej një viti.