E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Egjipt, tre të vdekur

Përleshjet e sotme ndërmjet trupave egjiptiane dhe beduinëve në zonën e Suezit, në lindje të Kajros, kanë lënë të vrarë tre persona, ndërsa policia ushtarake provoi që t`i dëbonte beduinët nga tokat shtetërore, njoftojnë burimet e sigurisë.

Një oficer, një rekrut dhe një beduin ndërruan jetë gjatë përleshjeve që filluan në mëngjes, në qytetin Janifa, në afërsi të Kanalit të Suezit, bëjnë të ditur burimet nga vendi i ngjarjes.

Përleshjet shpërthyen kur një patrullë e policisë ushtarake shkoi për ta dëbuar grupin e beduinëve, të cilët refuzuan që të largoheshin dhe hapën zjarr ndaj patrullës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›