E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania ‘nuk ka ndërmend’ të njohë Kosovën

BUKURESHT- Presidenti romun Trajan Bashesku, ka deklaruar se Rumania nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse Prishtina dhe Beogradi zyrtar të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.

"Ne jemi një shtet që nuk e njeh Kosovën. Qëndrimi ynë për këtë çështje mbetet i pandryshuar dhe është i bazuar në të njëjtën logjikë si në rastin e Lindjes së Mesme",- deklaroi Bashesku.

Këtë deklaratë presidenti i Rumanisë e bërëi në takimin vjetor të diplomatëve rumunë, raportojnë mediat kosovare.

Kreu i shtetit romun bëri me dije se Rumania synon të zvogëlojë paninë ushtarake në veri të Kosovës, pasi prania e saj duhet të nënkuptohet si mbështetje për institucionet kosovare dhe jo nxitëse konflikti.

"Bukureshti nuk e ka ndërmend të mbështesë një konflikt që zgjat. Pjesëmarrja e Rumanisë në EULEX  nuk duhet të nëkuptohet si mbështetje për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, por si mënyrë për t'iu ofruar siguri qytetarëve në rajonin e Mitrovicës",- nënvizoi Bashesku.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›