Besa bën gjithçka… përveç golit
Besa nuk shkon më shumë se barazimi 0:0 në fushën e Gramozit, në takimin që hapi javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Kavajasit vazhdojnë të mos njohin humbje në këtë fillim sezoni, por të premten ata kanë konfirmuar problemet në finalizimin e aksioneve. Edhe pse të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro dominuan lojën dhe krijuan raste të pastra për shënim, topi nuk është dërguar në rrjetën e portës së mbrojtur nga Toçi. Në krahun tjetër, ky rezultat mund të quhet i suksesshëm për Agim Canajn, që debutoi në stolin e kolonjarëve. "Dora" e trajnerit vlonjat u pa qartë: mbi të gjitha për presingun e lartë dhe kundërsulmet që praktikuan debutuesit në elitë. Në fund, Gramozi u "rrëmben" një pikë të rëndësishme kavajasve, të cilët në këtë sezon janë pretendentë për titull. Ky është barazimi i tretë në gjashtë ndeshje për skuadrën juglindore, që gjatë pjesës së parë të takimit janë shfaqur rrezikshëm në portën e Shehit me Rustemin, Babajn e Dos Santos. Sulmuesi brazilian, i cili ka qenë lojtari më problematik për mbrojtjen e kavajasve, me shkëputjet e tij të shpejta nga e majta, tha pas ndeshjes për "SuperSport": "Kemi luajtur mirë në këto javë të para, por fati nuk na ka ndihmuar shumë. Objektivi i skuadrës? Synimi është të renditemi në mesin e tabelës, në vendin e gjashtë".
Besa merr provizorisht kreun e klasifikimit me 14 pikë, e tashmë pret rezultatin e sfidës Laçi-Dinamo. Skuadra zikaltër vazhdon serinë e rezultateve pozitive, gjithsesi trajneri Duro vazhdon të shprehet i pakënaqur me sulmuesit. Mancaku, Xhafaj, Çikalleshi e Mihani kanë qenë pranë golit, por kanë shpërdoruar mundësitë e krijuara. Në të 72-ën edhe fati ka qenë kundër miqve, me shtyllën që i prishi festën Mihanit, i cili devijoi bukur me kokë një harkim të Mancakut. "Nuk jam i zhgënjyer nga ajo që skuadra paraqiti në fushë. Gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë superiorë. Mund të them se ndoshta jam i pakënaqur që nuk arritëm të finalizonim", tha ish-ndihmësi i Oto Bariç. "Gramozi është një ekip me shumë kualitete, por ne jemi një skuadër më e kompletuar dhe dominuam në pjesën e dytë. Na mungoi vetëm goli. Duhet të jemi më kërkues në fazën sulmuese". Një tjetër problem me të cilin duhet të përballet tekniku i Besës janë dëmtimet: Fagu, Poçi e Çikalleshi u detyruan të largoheshin nga fusha. Për problemet e lojtarëve të tij, Duro "akuzoi" Gramozin për lojën e fortë. "Erseka meriton komplimente si debutuese, por realisht Gramozi ka luajtur shumë rëndë, me ndërhyrje të cilat na kanë shkaktuar tri dëmtime, që shpresojmë mos të jenë shumë të rënda", shtoi ai. Në anën tjetër, Mancaku ka kërkuar të mos e dramatizojë situatën: "Erdhëm për fitore dhe me pak fat mund të kishim marrë tri pikët. Megjithatë, e rëndësishme është që nuk pësuam gol. Shpërdoruam disa raste për shënim, por e presim me qetësi këtë rezultat dhe shohim përpara për ndeshjet e ardhshme. Tashmë do të luajmë dy sfida në fushën tonë (me Flamurtarin dhe Apoloninë) dhe synojmë të marrim maksimumin e pikëve".
Sipas shpërndarjes së kampionatit, e ndikuar nga shitja e së drejtës televizive, sot në fushë do të zbresin tri çifte. Tirana pret Kastriotin, me synimin për të marrë pikët e plota dhe për të kaluar krizën e rezultateve. Dinamo luan në Laç, një sfidë që bazohet në dy pika kryesore: laçianët nuk e njohin humbjen në shtëpi, ndërsa Dinamo (ashtu si Besa) ende nuk ka dalë e mposhtur nga fusha në këtë edicion. Takimi i tretë luhet në Peqin, ku Shkumbini përballet me Teutën pa trajner në stol, sepse Kristaq Mile është pezulluar dy javë nga Disiplinori.