Gjermania Lindore sulmon Kinën në “shqip”
Autori i Lajmit: Androkli DraloTiranë, 28 shtator 1978 – Tirana ka botuar një letër të mbështetësve të marksistë-leninistëve në Gjermaninë Lindore, që kritikon praktikën e vendeve të bllokut sovjetik dhe citon materialet shqiptare kundër Kinës së Kuqe. Kjo letër flet për prishjen e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri, por dhe për mundësitë e pakta që Tirana të afrohet sërish me Moskën. Një grup mbështetësish të marksizëm-leninizmit në Republikën Demokratike Gjermane kanë kritikuar praktikën selektive të vendeve të bllokut komunist, duke cituar nga gjuha shqipe materiale kundër kinezëve dhe kanë kërcënuar se do ti botojnë ato të plota. Organi partiak zyrtar shqiptar, “Zëri i popullit” e botoi letrën e Republikës Demokratike Gjermane në një nga faqet e saj ku kishte dhe pjesë letrash të tjera që shprehnin solidaritetin nga mbështetësit e Shqipërisë, apo të ashtuquajturit, parti dhe grupe marksiste-leniniste të huaja. Shprehja e solidaritetit të Gjermanisë Lindore erdhi me një letër dërguar ambasadës shqiptare në Gjermaninë Lindore. Autorët e saj janë anëtarë të Partisë Komuniste Gjermane (marksistë-leninistë), të cilët janë një grup shumë i lidhur me homologët e tyre në anën tjetër të Republikës Federale. Thuhet se ky grup është krijuar ilegalisht në vitin 1977 dhe ka prova se ai mbështetet energjikisht dhe nga homologët e tyre në Gjermaninë Perëndimore. Marksistë-leninistët gjermanolindorë kanë si qëllim të atakojnë vendet e Evropës Lindore, duke përdorur ato pjesë letrash në gjuhën shqipe ku sulmohet Kina. Kjo u shkon për shtat politikës së tyre, ndërsa nga ana tjetër ata kanë injoruar sulmet antisovjetike të përmbajtjes së letrave. Për të marrë një shembull, agjencia sovjetike e lajmeve “TASS” botoi një përmbledhje (840 fjalëshe) të një sulmi të “Zërit të popullit” (14 shtator 1978). Këto zhvillime erdhën pas përfundimit të turit të Kryetarit të Partisë Kineze, Hua Kuo Fen, në Ballkan. Mes vendeve të tjera të Evropës Lindore që citojnë këtë editorial të “Zërit të popullit” ishin dhe Radio Sofja dhe televizioni shtetëror çekosllovak. Secili nga këta transmetues i rezervoi një kronikë 250 fjalëshe kësaj ngjarjeje. Qëndrimi i letrës së marksistë-leninistëve gjermanolindorë dhe si rrjedhim dhe i komunistëve shqiptarë gjithashtu, shkruante si më poshtë: “Sot revizionistët modernë shkruajnë shumë për marrëdhëniet kino-shqiptare, madje duke arritur deri tek atje sa cituan përgjigjen e letrës shqiptare pas ndërprerjes së ndihmës së Kinës. Por ata nuk guxojnë të botojnë të gjithë tekstin e letrës, sepse tremben me të drejtë nga përmbajtja e saj. Ajo që i pengon ata të bëjnë diçka të tillë është e vërteta e plotë, lufta kundër revizionizmit hrushovian kundër të gjitha llojeve të tjera të revizionizmit. Sidoqoftë, ata do të dështojnë gjithmonë të fshehin dokumentet marksiste-leniniste, siç është letra nga punëtorët e vendeve revizioniste. Me këtë, mbështetësit “marksistë-leninistë” në Gjermaninë Lindore mund të jenë duke paralajmëruar se do të tentojnë të fusin në Gjermaninë Lindore material polemik shqiptar, qoftë ai antikinez apo antisovjetik, të cilin ata mund ta marrin të përkthyer nga homologët e tyre gjermanoperëndimorë. Letra e Gjermanisë Lindore për komunistët e shtypur shqiptarë është edhe një herë tjetër një dëshmi se ekziston sado pak, shansi që ndarja kino-shqiptare të ndikojë në një kthim të mundshëm të Shqipërisë në gjirin sovjetik. Moska mund të jetë duke e shfrytëzuar ndarjen kino-sovjetike për qëllimet e propagandës së saj, por ajo duhet të kuptojë në të njëjtën kohë shanset e saj për të bërë ndonjë mësymje në Shqipëri janë praktikisht zero, pavarësisht zbrazëtisë së krijuar pas tërheqjes kineze. Vetë Enver Hoxha e përsëriti refuzimin e tij për atë që konsiderohej ftesa sovjetike për të rifilluar bisedimet me Tiranën, duke deklaruar gjatë fjalimit të tij të fundit se “askush nuk duhet të ushqejë iluzionin më të vogël” se Shqipëria do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj “socialimperializmit” të Bashkimit Sovjetik. Sigurisht që Moska i ka injoruar fjalimet e deri tanishme të Sekretarit të Partisë së Punës të Shqipërisë, pavarësisht faktit se ato përmbanin dhe sulme antikineze, Me sa duket, ligji i rastit se armiku i armikut tim është miku im, nuk mund të aplikohet për trekëndëshin Tiranë-Moskë-Pekin. Që prej vitit 1974 Hoxha ka spastruar shumë anëtarë të administratës së tij, të cilët përfaqësonin llojin e komunizmit pragmatist, i përkrahur nga ata që sot duket se po akuzohen në Pekin. Që kur Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961 dhe u shndërrua në aleaten e shpejtë të Kinës, ajo ka ndjekur linjën e drejtimit të Kinës, më maoiste të mundshme, duke vendosur pastërtinë ideologjike përpara zhvillimit ekonomik. Ajo ka përbuzur kontaktin me Perëndimin dhe ka kritikuar hapur Pekinin për avancimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Perëndimore. “Nuk është e mundur që të përdorësh një imperializëm në mënyrë që të kundërshtosh tjetrin”, - tha Hoxha në Kongresin e fundit të Partisë në vitin 1971. Kjo ishte një shuplakë ndaj përpjekjeve të Maos për të kundërvënë amerikanët dhe rusët kundër njëri-tjetrit.
Zyrtari i fundit i vjetër që kishte vizituar kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ishte Jao Ven Juan, propaganduesi dhe anëtar i Byrosë Politike, i cili u arrestua nga Hua Kuo Feni së bashku me të venë e Maos, Çian Çinin dhe shokët e Byrosë Politike, Çan Çun Çiao dhe Van Hung Ven. Jao dhe të tjerët mendohet se kanë nxitur Hoxhën në sulmet e tij ndaj ekspertëve teknikë dhe burokratëve veteranë, të njëjtit lloj njerëzish që kinezët radikalë po përpiqeshin të përjashtonin nga vetë qeveria e tyre. “Miqësia e pathyeshme” ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë vjen si një surprizë e vogël. Fillimet e debatit u vunë re dhe në mosmiratimin e heshtur me të cilin Shqipëria mirëpriti diplomacinë e ping-pongut, që i hapi rrugën presidentit amerikan, Nikson, drejt një vizite në Pekin katër vite më parë. Por shqetësimi i Hoxhës për Kinën u rrit, pa dyshim, pas vdekjes së udhëheqësit Mao Ce Dun, dhe spastrimit të fraksionit radikal në udhëheqjen kineze.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2010