E Diel, 1 Nëntor 2026

Terri tradhton gruan me të dashurën e Uejn Brixh

Autori i Lajmit: RedaksiaLondër – Kapiteni i kombëtares angleze, Xhon Terri, është përballur me fishkëllimat e stadiumit të tifozëve të Çelsit ditën e djeshme, pasi u zbulua se ai kishte tradhtuar gruan me një nga të dashurat e shokut të tij të skuadrës. Kapiteni që përfiton një pagesë stratosferike, 170,000 sterlina në javë tek blutë e Abramoviçit, ka pasur një marrëdhënie me të dashurën e mbrojtësit të Anglisë, Uejn Brixh. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar ka pasur një marrëdhënie me modelen franceze të veshjeve intime, Vanessa Perroncel, mikesha më e mirë e gruas së tij dhe partnerja e shokut të tij tek ekipi kombëtar anglez. Terri ka dy binjakë 3-vjeçarë. Ai udhëhoqi ekipin e kryeqytetit në ndeshjen e Premier Ligës ditën e djeshme kundër Bërnlit. Avokati i së dashurës së Brixh, tha Maks Kliford, konfirmoi lajmin dhe tha se ai kishte biseduar me Peroncelin një ditë më parë. Zoti Kliford, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Spanjë, tha se klientja e tij është duke monitoruar çdo informacion të medias për të planifikuar se çdo bënte më pas. “Unë mendoj se ajo kërkon me të vërtetë të lexojë gazetat dhe të shohë se çfarë është thënë për personin e saj”, -tha ai. Zoti Kliford tha se ai pritet të takohet me të nesër (sot). Terri ka marrë çmimin ‘Babai i Vitit’ këtë vit dhe nuk ka qenë pjesë e skandaleve gjyqësore prej disa kohësh. Ai ka kohë që është një nga miqtë e ngushtë të Uejnit, madje edhe shtëpitë e tyre i kanë ngjitur. Brixh, i cili ka luajtur me Çelsin për 5 vjet, tashmë luan për Mançester Sitin që prej vitit 2008. Deri javën e kaluar, askush nuk dinte gjë se Terri kishte një marrëdhënie sekrete me të dashurën e Brixh. Kur marrëdhënia e zonjushës Perroncel u prish korrikun e vitit 2009, ajo ia rrëfeu gjithçka mikes së saj më të ngushtë, Tonit, gruas së Xhon Territ. Madje, dy gratë thuhet se kanë kaluar dhe pushimet së bashku. Gjykata nuk dha asnjë informacion se kur nisi marrëdhënia mes tyre apo sa zgjati, por kishte informacione të pakonfirmuara se ata kanë qenë të lidhur deri muajin e shkuar. Burime të tjera thanë se Brixh ishte shumë i zhgënjyer nga e gjithë kjo histori. 29-vjeçari i Sitit nuk tha asgjë kur u pyet një ditë më parë teksa linte fushën e stërvitjes. Por dhe lojtarët e tjerë të kombëtares angleze, jo shpesh të njohur për vlerat e tyre familjare, thanë privatisht se Terri e kishte kaluar cakun me këtë veprim. Ai mund të përballet gjithashtu dhe me zemërimin e trajnerit të ekipit, Fabio Kapelo, pasi ky i fundit njihet për vlerat e forta morale që kërkon në ekip. Por Kapelo do të jetë nën presion për të marrë një vendim se përmasat e konfliktit mund të transferohen dhe në fushën e lojës dhe fansat e Anglisë nuk do t’ia falnin një mosreagim. Dje nuk kishte asnjë shenjë në shtëpinë e tij 4 milionë paundë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai tradhton bashkëshorten e tij.

Ky lajm është publikuar: 31/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›