E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspoart.40, një dritare për artistët

Autori i Lajmit: RedaksiaArtistja Majlinda Kelmendi e ka filluar karrierën e saj në Tiranë, ndërsa e vazhdon ëndrrën e pikturës në Prishtinë. Pedagoge në Fakultetin e Arteve, një ndër piktoret e mirënjohura tashmë edhe në qarqet artistike të Kosovës, piktorja Kelmendi tregon detajet, qëllimin dhe përse e ndërmori iniciativën bukur të vështirë për të hapur një galeri private.

Si lindi ideja për një galeri private si Ekspoart 40, një galeri që duket thënë se po mbledh rreth saj shumë artistë?
Ideja dhe iniciativa është e imja, prej 10 vjetësh jetoj dhe punoj në Kosovës e më duhet të them se e ndjeja të nevojshme një galeri, jo vetëm për veten time, por edhe kolegët e mi, studentët e mi. Ekspoart 40 e ka nisur rrugëtimin e vet në vitin 2008 dhe gjendet në shërbim të drejtpërdrejt të krijuesve të artit pamor dhe të segmenteve të tjera artistike dhe kulturore.

Ju përveçse pedagoge, jeni dhe një artiste, por cili është qëllimi dhe misioni i kësaj galerie?
Natyrisht një nga qëllime kryesore të Ekspoartit është që të prezantojë dhe ta afirmojë kulturën artistike në përgjithësi këtu në Prishtinë, të promovojë vlera dhe vizione të reja kreative, në mënyrë të tillë që të zhvillojë shkëmbimet kulturo-artistik, nё mes rajoneve dhe artistëve me gjuhë dhe kultura tё ndryshme. Gjithashtu e rëndësishme është që të kontribuoj të drejtpërdrejtë në informimin sa më profesional të rrjedhave moderne të artit, edukatës, informimit dhe të proceseve transformuese sociale të shoqërisë sonë, gjithnjë duke angazhuar studiues dhe ekspert të sferave të ndryshme.

Çfarë e lidh Ekspoartin me Tiranën, kam parasysh këtu një ekspozitë të rëndësishme mes artistëve të Tiranës dhe Prishtinës, që ka pasur si ndërlidhës pikërisht ”Ekspoartin.40”?
Po, ka pasur bashkëpunime mes artistëve nga Tirana dhe Prishtinës, sigurisht ende shumë të vakëta, dhe kjo është një tjetër qëllim i imi, jo vetëm si drejtuese e kësaj galeri, por dhe artiste për një bashkëpunim më të ngushtë. Në fakt hapat e një bashkëpunimi me artistët e Tiranës i kemi hedhur, dhe ka nisur me projektin “Rrugë pa fund”, në vitin 2006, “Ura me tri harqe”, 2009, projekt i Fakultetit të Arteve, ku galeria Expoart ka vënë në dispozicion dhe hapësirën e saj për ekspozim. Gjithashtu kemi kërkesa për ekspozita personale nga artistë të Shqipërisë, të cilat do të prezantohen gjatë muajve në vazhdim.

Cilat janë projektet e ardhshme të galerisë Ekspoart?
Ky vit ka filluar me aktivitete të tjera të radhës si performanca, ekspozitë kolektive me 32 ekspozita personale e dy artistëve të rinj Kushtrim Zeqiri dhe Fidan Bejtullahu. Gjithashtu sapo përfundoi ekspozita personale e Dizajnit Leart Zogjani. Pas kësaj kemi ekspozitën personale të artistit Bekim Korça, ndërsa kemi edhe projektet tradicionale të Galerisë Expoart.40 si “Refleksion 2010” dhe “Rrjet 2010”.

Në kohët e ashpra ekonomike, u kthehemi klasikëve
Ekspertët e artit janë të zellshëm për të kujtuar se tregu i artit nuk duhet të ngatërrohet me vetë artin. Ishte një pasojë direkte e krizës financiare që tabloja e Picasso "Mousquetaire a la pipe" u shit për afro 9 milionë euro ose 13 milionë dollarë, majin e kaluar në ankandet Christies në Nju Jork. Shitësi Bernhard Madoff kishte humbur afro 103 milionë euro në tregjet e aksioneve dhe kishte nevojë të çlirohej nga Picasso për të blerë lirinë e tij me kusht. Rasti i Madoff ishte një përjashtim, pasi kriza financiare nuk solli pazare të tjera emergjence në këtë treg. Shitjet e mëdha kanë qenë në mënyrë zhgënjyese të rralla, që kur ekonomia globale u zhyt në dëshpërimin e saj. "Për momentin, më pak art po ofrohet për shitje",- thotë eksperti Ute Thon i revistës gjermane Art për rrjetin Deutsche Ëelle. "Të gjithë ata që kërkojnë dëshpërimisht të shesin, po presin për një përmirësim të tregjeve." Ata shitës që zgjodhën të sfidojnë tregun aktual, joshën shumë ofrues me cilësinë e veprave të tyre. Christiane von Zengen, pronar i një shtëpie ankandesh në Bonn, raportoi shumë "pjesë me cilësi çuditërisht të lartë" në vitin 2009. prej tyre, ishin veprat klasike që tërhoqën interesin më të madh nga ana e ofruesve, të cilët pa dyshim i konsideronin ato një investim të sigurtë në krahasim me pjesët komtemporane. Fituesi i çmimit më të lartë ishte vepra e Henri Matisse-s "Luledelet dhe copa e trëndafilit," e cila ndryshoi duar për 35 milionë euro. "ajo ishte një pjesë cilësie dhe blerësi nuk shqetësohet për rënie të vlerës," cilësonte Thon.

Ky lajm është publikuar: 31/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›