Ja vrasjet sekrete të Mosadit izraelit
Autori i Lajmit: Redaksia
Jeruzalem - Lëvizja islamike Hamas pretendon se vdekja e një prej komandantëve kryesorë të saj, Mahmoud al-Mabhouh, është vrasja më e fundit në historinë e gjatë të eliminimeve të Izraelit dhe beson se mbrapa shumë sulmeve kundër qytetarëve të saj fshihet Tel-Avivi. Politika e përgjithshme e Izraelit as nuk i konfirmon këto pretendime, por as dhe i mohon. Aktivitetet e agjentëve të shërbimeve të saj sekrete njihen për eliminimet torturuese dhe shpesh të dhunshme të armiqve të saj. “Ne po dëshmojmë një luftë intensive të inteligjencës, shumica e së cilës zhvillohet në mënyrë të fshehtë”, - tha Ronen Bergman, autor i librit “Me çdo mjet të nevojshëm”, dhe libra dhe artikuj të tjerë që demaskojnë operacionet e fshehta të Izraelit. “Në disa raste Izraeli ka vendosur ta ngushtojë rrethin dhe të marrë hak dhe tek njerëzit që fshihen prapa akteve simbolike të terrorizmit”, - shtoi gazetari investigativ. Mes vrasjeve të dokumentuara të Izraelit, janë vala e ekzekutimeve të militantëve propalestinezë në Paris, Nikozia, Bejrut dhe Athinë, të ndërmarra si kundërpërgjigje për krizën e pengjeve të Lojërave Olimpike të Mynihut më 1972, të cilat rezultuan me vdekjen e 11 izraelitëve. Metodat e përdorura të ekzekutimeve përfshijnë trupa të lidhur me tel telefoni, bomba të vendosura poshtë krevatit. Por ekzistojnë dhe argumente se një çokollatë e helmuar është përdorur pikërisht për të vrarë komandantin e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës në Gjermaninë Lindore në vitin 1978. Në vitin 1987, Izraeli bëri një përpjekje për të fshehur vrasjen e Khalil al-Uazir – të njohur si Abu Jihad – lideri ushtarak i Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Komandot e Izraelit hynë në Tunizi, ku Jihadi fshihej dhe e qëlluan disa herë me armë në shtëpinë e tij për t’u larguar më pas nga deti. Ky është një operacion ku mendohet se është përfshirë dhe ministri i sotëm i Mbrojtjes, Ehud Barak. Në vitin 1977, gjatë mandatit të parë të kryeministrit aktual, Benjamin Netanjahu u përllogarit shumë gabim. Jeta e Khaled Meshaal u shpëtua nga Jordania dhe Shtetet e Bashkuara. Izraelitët u përpoqën ta eliminonin Khaled Meshaalin, i cili atëherë ishte financuesi i Hamasit me bazë në Aman. Të veshur si turistë kanadezë, ata injektuan helm në veshin e Meshaalinit, por ai u dërgua në spital përpara se të ishte tepër vonë. Jeta e tij u shpëtua nga mbreti i atëhershëm jordanez, Hussein, i cili, i fyer nga ky veprim banditesk, i kërkoi presidentit Bill Klinton t’i bënte presion Izraelit që t’i jepnin antidotin e helmit. Agjentët, të cilët u arrestuan, u shkëmbyen me 20 robër dhe një kërkim faljeje të Izraelit. Ndër emrat e të liruarve ishin dhe ata të sheikut Ahmad Yassin, lideri shpirtëror i Hamasit. Më pas zoti Meshaal u bë lideri i Hamasit në Damask. Një valë tjetër sulmesh nisi pas viteve 2000, ku si objektiv ishin liderët militantë në Gaza dhe Uest Bank. Sheiku Yassin mbeti i vrarë pas një sulmi ajror izraelit më 2004. Si hakmarrje, grupet militante dërguan një valë kamikazësh për të sulmuar direkt objektivat civilë në vende publike si stacione autobusësh dhe lokale. Palestinezët thonë se dhjetëra figura militante, përshrirë dhe sheikun Yassin dhe një tjetër lider të Hamasit, Abdel Aziz al-Rantissi, mbretën të vrarë, kryesisht nga raketat e hedhura nga helikopterët. Për të arritur në vitin 2008, kur sulmet e intensifikuara të Izraelit shkaktuan vdekjen e komandantit të Hezbollahut, Imad Mughniyeh.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2010