Shqipëria, e 47-ta në renditjen “Fair Play” të UEFA-s... çudi!?

Suedia duket të ketë fatin për të fituar ende vendin në Kupën UEFA e rezervuar për federatën më korrekte. Vendi skandinav udhëheq në fakt shkallëzimin 2006- 2007 të "UEFA Fair Play". Duke qenë në vendin e parë të renditjes 2005-2006 të "UEFA Fair Play", federata suedeze ka mundur të rreshtojë majin e kaluar një skuadër më shumë për turin e parë paraeliminator të Kupës UEFA 2006-2007. Klubi i përzgjedhur ishte Gefle, i teti në kampionat, megjithëse skuadra më korrekte e turneut skandinav. Gefle mori pjesë kështu në paraerliminatoret e Kupës UEFA në korrik 2006, duke mbetur menjëherë jashtë nga uellsianët e Llanelli FC.
Përvec vendit vakant për pranimin e drejtpërdrejtë në turné, dy vende të tjerë për paraeliminatoret e Kupës UEFA 2007-2008 do të hidhen me short ndërmjet klubeve të caktuara nga federatat që kanë një koeficient "Fair Play" të barabartë me 8.00 e lart. Më 2005-20606 ishin dhjetë federata që përmbushën një kriter të tillë dhe Roeselare (Belgjikë) e Bran (Norvegji) përfituan nga ky fat. Koeficienti "Fair Play" është llogaritur në bazë të rendimentit të kombëtares e të klubeve në turnetë UEFA. Kriteret e marra në konsideratë janë: loja pozitive, respekti për kundërshtarin e për gjyqtarin, sjellja e publikut, mënyra e drejtimit nga krerët e klubeve, dënimet dhe dëbimet.
Kritere që, po të plotësohen, e cojnë futbollin drejt spektaklit të vërtetë. Shqipëria, në përmbushjen e këtyre kritereve zë vendin e 47-të nga 52 federata të vendeve evropiane. Pra, duke përmendur qysh në fillim që vendi i rezervuar është për federatën më korrekte, UEFA presupozon që, në fokusin e punës së drejtuesve të futbollit të një vendi, duhet të jenë edhe loja pozitive, edhe respekti për kundërshtarin e për gjyqtarin, edhe sjellja e publikut, edhe mënyra e drejtimit nga krerët e klubeve, edhe dënimet dhe dëbimet, etj.
Nëse nesër, ndonjë nga krerët e UEFA-s, do të pyesë drejtuesit aktualë të futbollit shqiptar se përse kaq dobët, ata nuk do të mund të justifikohen me përgjigjen: "Kemi qenë të zënë me heqjen e një parrulle politike në stadiumin e Gjirokastrës, zotëri. Patëm vështirësi se ishte balta deri në gju"!