U-21 Euro 2009, Aposporis: “Favoritë Italia, Kroacia dhe Greqia”

Albania-sport - Trajneri i Greqisë U-21, Stelios Aposporis, deklaroi për faqen zyrtare të Federatës Greke të Futbollit (epo.gr), se "Italia, Kroacia dhe Greqia kanë mundësitë më të mëdha për të zënë dy vendet e para të grupit (1). Ajo që është e rëndësishme është që ta sigurojmë sa më shpejt informacione për kundërshtarët tanë. E vetmja dëshirë që kam është që dy ndeshjet e para të zhvillohen brenda mesit të qershorit, pasi dhe lojtarët do të kenë më shumë mundësi për të treguar forcën e tyre". Greqia është në një grup me Shqipërinë, Italinë, Kroacinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.
Datat e mundshme të ndeshjeve
2 ose 3.06.2007
5 ose 6.06.2007
8 ose 9.09.2007
11 ose 12.069.2007
13 ose 14.10.2007
16 ose 17.10.2007
17 ose 18.11.2007
20 ose 21.11.2007
6 ose 7 .09.2008
9 ose 10.09.2008