Gjermania dhe Britania e përshëndetën Thaçin para Daçiqit

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë vërejtur edhe detaje të vogla rreth përshëndetjeve që anëtaret e këshillit ua kanë bërë dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiçit. Dallimi ishte se disa anëtarë kanë përshëndetur së pari Hashim Thaçin, e disa të tjerë Daçiçin.
Pjesëmarrja e kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë raportimit tre mujor për Kosovën, ka nxjerr në pah disa konluzione interesante rreth dallimeve që kanë anëtaret e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Në fjalën e tyre, disa anëtar të këshillit të cilët mbështesin pavarësinë e Kosovës kanë përshëndetur kryeministrin Hashim Thaçi para kryeministrit Serb Ivica Daçiq.
Sipas Blic të Beogradit, del se përfaqësuesit e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe së pari kanë përshëndetur Thaçin e më pastaj Daçiqin, ndërsa diplomati rus, portugez, marokian dhe ai nga India së pari e kanë përshëndetur Ivica Daçiqin, e më pastaj Thaçin.