E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me biznesin e vogel ne Laprake

“Në Laprakë ku luftohet për mbijetesë! Biznesi i vogël po falimenton. Borxhet po nxijnë jetën e shumicës dërrmuese”. Është kjo deklarata me e fundit e kreut të selisë rozë nëpërmjet rrjetit social tëitter, pas takimit me biznesin e vogël në Laprakë.

“Rilindje për të hequr taksën e biznesit të vogël dhe nxitur vetëpunësimin kundër varfërisë e papunësisë. Rilindje për të mos u mbytur nga litari i borxheve lidhur keq në fytin familjeve të vetëpunësuara me biznes të vogël.
Ka vetëm një përgjigje të qartë për të ndalur rrënimin e mëtejshëm: NJE VOTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE!”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›