E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dick Cheney publikon edhe një libër

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 13:30

Ish-zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney e filloi karrierën e tij politike duke punuar në administratën e presidentit Nixon, për të arritur deri në marrjen e postit të zëvendës presidentit 30 vjet më vonë.

Në librin e tij, “In My Time” (Në Kohën Time), i Cheney diskuton mbi karrierën e tij të gjatë dhe mbi polemikat që shoqëruan kohën e shërbimit të tij.

Duke promovuar librin e tij në Chicago, ish-zëvendës presidenti foli edhe mbi jetën e tij si dhe mbi shqetësimet e tij në lidhje me Iranin dhe Irakun.

Pasi foli për pothuajse 45 minuta mbi përvojën e tij gjatë punës së bërë për pesë presidentë republikanë, pyetja e parë që iu drejtua ish-zëvendës presidentit Dick Cheney nga publiku prej rreth 400 persona, në sallën e Union League Club, ishte mbi Iranin, se çfarë pasojash do të kishte në se ky vend zotëronte armën bërthamore dhe ç’mund të bënin Shtetet e Bashkuara për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Unë jam shumë i shqetësuar për këtë. Ata kanë zhvilluar një sistem centrifugash të cilat janë më të mëdha, më moderne dhe më të efektshme nga ato që ata përdornin më parë. Kjo do të thotë se ata do të jenë në gjendje të pasurojnë uraniumin më shpejt sesa mundeshin me teknologjinë e mëparshme. Ata gjithashtu po vendosin shumë prej strukturave të tyre nëntokë”, tha Cheney.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›