E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney para Rick Perryt

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 12:18

Një anketë e re e opinionit publik tregon që gara për postin e kandidatit për president të Partisë Republikane mbetet e hapur.

Dhe për të po konkurrojnë jo më pak se 10 kandidatë. Ndonëse numri i kandidatëve është i madh, disa aktivistëve po kërkojnë të nxisin të paktën edhe një tjetër politikan për t’iu shtuar listës së kandidatëve, Guvernatorin e New Yerseyt, Chris Christy.

Anketa e fundit e realizuar nga stacioni televiziv Fox News nxjerr si më të preferuarin, midis kandidatëve republikanë për president, ish-Guvernatorin e Massachusetsit, Mitt Romney me 23 për qind, i ndjekur nga Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, me 19 për qind.

Ky është një ndryshin nga muaji i kaluar, kur një sondazh tregoi që Perry kryesonte ndaj zotit Romney, me një diferencë prej 7 për qind.

Para atij momenti ish-Guvernatori i Massachusetsit kishte kryesuar garën për muaj me radhë.

Kandidati Perry, ra nga vendi i parë në të dytin, pas vlerësimeve negative për paraqitjen e tij në debatet elektorale të javëve të fundit dhe pas ngritjes nëpër anketa të biznesmenit jo shumë të njohur nga shteti i Georgias, Herman Cain.

Cain u rendit i treti në sondazhin e fundit të Fox News, me një mbështetje prej 17 për qind. Ky rezultat i tij vjen menjëherë pas fitores së tij në votimin provë të bërë së fundmi në shtetin e Floridas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›