E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime pas ndeshjes Junajtid-Ajaks

Teatri i Ëndrrave përjetoi një dramë që nuk është luajtur aq shpesh në skenën e tij. Ajaksi thuajse u kualifikua në “Old Traford” përballë Mançester Junajtid, edhe pse humbi 0-2 ndeshjen e parë dhe po humbiste 0-1 mbrëmë në pjesën e parë. Trajneri i “djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson, mori përgjegjësinë për humbjen.
“Ishte ndeshje nervoze. Duhet të pranoj përgjegjësinë time pasi aktivizova shumë lojtarë të rinj, sidomos për mbrojtjen ishte një rrezik i madh. Smalling e Xhons kishin kohë që nuk luanin, doja t’u jepja një shans, dhe patëm fat që mbijetuam. Ajaksi luajti mirë dhe është skuadër e talentuar, por dy gola me kokë ndaj nesh nuk i prisja”- u shpreh Ferguson
Trajneri i Ajaksit, ambiciozi, Frank De Bur, jo rastësisht është i pakënaqur, qoftë edhe nga një fitore në “Old Trafford”.
“Kam mendimin se mund të kishim marrë më shumë se kaq. Ishte mundësia për të marrë një rezultat shumë të mirë, por nuk bëmë sa duhet në pjesën e parë. Pësuam gol për gabimet tona. Ndjej se mund të kishim luajtur më mirë, por nuk e bëmë”-tha De Boes
Sezoni me lëkundje i Junajtid në Europë vazhdon dhe Ferguson që kjo të mos ndihet në kompeticionin kryesor, në kampionatin anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›