Majkell Xhordan hedh ne gjyq nje kompani kineze

Legjenda e basketbollit amerikan, Majkëll Xhordan, thotë se nuk i ka mbetur rrugë tjetër. Ai që u quajt “Ajrori” mori rrugën drejt një gjykate duke depozituar padinë ndaj kompanisë kineze, Çiaodan Sports të cilën e akuzon se po shfrytëzon emrin e tij në mënyrë të paautorizuar. Xhordan akuzon se është përdorur emri i tij, emri i fëmijëve të tij dhe numri 23 i bluzës së tij tek Çikago Bullsat.
“Është diçka që më përket. Kur dikur përpiqet të përfitojë në mënyrë të padrejtë, mendoj se më takon mua ta mbroj. Mendoj se kjo vlen për këdo, jo vetëm për Majkëll Xhordanin, pasi bëhet fjalë për emrin tuaj, për ADN-në tuaj. Nuk kam rrugë tjetër përveçse të shkoj në gjyq, siç do të bënin gjithë sportistët. Duhet të mbroj identitetin tim dhe atë të konsumatorëve kinezë”-deklaroi Xhordan
Në Kinë, disa njerëz të thjeshtë i dalin në mbrojtje kompanisë me seli në krahinën Fuxhian.
“Nuk mendoj se kompania kineze, Çiaodan ka bërë shkelje me emrin e Majkëll Xhordanit. Mendoj se po përdorin një emër dhe logo që janë të ndryshme nga të Xhordanit. Ka shumë njerëz që quhen Xhordan, ndaj nuk mendoj se këtu ka shkelje”- u shpreh Shen Zhengiu
“Kur dëgjova sot në mëngjes se Xhordani amerikan hodhi në gjyq Çiaodan Sportsin, u habita shumë. Mendoj se logoja e Xhordanit me Najkun është e ndryshme nga ajo e Çiaodanit. Nuk arrij ta kuptoj këtë”- tha Cai Çingxhian