E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania feston "Ditën e Karnavaleve"

Është hapur në Gjermani ditën e mërkurë sezoni i ri i karnavaleve.
Karnavalet e mbajtura në Këln kanë startuar në orën 11.11, ku njerëzit bërtasin "Alaf" dhe hedhin ëmbëlsira në turmë.
Në kryeqytetin Gjerman të karnavaleve njerëzit zhvillojnë dhe festojnë gjithçka sipas traditës.Turma të shumta në numër mbushin rrugët e vendit dhe supermarketet, me fytyra të lyera si klloun dhe këndojnë këngë tradicionale.
"Ora 11.11 është fatastike për mua. Është çdo gjë e mahnitshme çka nënkupton gjithçka për ne"- tha Caro e veshur si stjuardesë.
"Njëmbëdhjeta është data kur unë kam lindur kështu që është dita ime"- shtoi Lisa.
Sezoni i pestë i karnavaleve i mbajtur në Gjermani zgjat përgjatë gjithë dimrit deri të "Mërkurën e Përhimtë", ku më pas i lihet vend festimeve të tjera që pasojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›