Xhufi i shkruan Topallit: Ndërhyni në Kodin Zgjedhor
Lëvizja Socialiste për Integrim kryen përpjekjen e fundit për të bindur dy partitë e mëdha që të ndërhyjnë sërish në Kodin Zgjedhor. Kreu i grupit parlamentar E Majta për Integrim, Pëllumb Xhufi, iu drejtua dje pasdite me një letër kryeparlamentares Jozefina Topalli. "Duke marr shkas nga kthimi për rishqyrtim të projektligjit për Kodin e ri Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë nga ana e Parlamentit të Republikës, do të kërkonim mirëkuptimin Tuaj për të shfrytëzuar këtë moment kohor për t‘i bërë Kodit në fjalë përmirësimet e nevojshme", shkruan Xhufi në letër. Kjo, sipas tij, duhet kryer në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë të pakontestueshme dhe në përputhje të plotë me standardet evropiane. "Në funksion të arritjes së një konsensusi maksimal për Kodin Zgjedhor, Ju kërkojmë që, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, t‘i drejtoheni për një mendim të specializuar, në një kohë sa më të shkurtër, institucioneve prestigjioze ndërkombëtare, si OSBE/ODIHR, Komisionit të Venecias dhe Misionit Euralius në Shqipëri", nënvizon Xhufi. Teksa gjykon se duhet bërë çdo përpjekje për të hapur më tej procesin e miratimit të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe thithjen e ekspertizës më të specializuar ndërkombëtare në këtë fushë. Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim konstaton se zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 janë të një rëndësie historike për Shqipërinë dhe proceset e saj integruese. "Dhe ne gjykojmë që klasa politike e vendit duhet të tregojë vullnet dhe përgjegjësi maksimale për t‘i realizuar ato sipas standardeve të duhura dhe të pranueshme nga të gjithë", theksoi Xhufi. Ai shpreh dëshirën që shqetësimi i tij të gjejë vëmendjen e duhur nga kryeparlamentarja Topalli. Kjo mund të cilësohet si përpjekja e fundit e këtij grupimi politik për të synuar përfshirjen e
tyre në komisionet e administrimit të votave. Vetëm dy ditë më parë, ishte kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, që i kërkoi takim kreut socialist Edi Rama për çështjen e Kodit të ri Zgjedhor.
tyre në komisionet e administrimit të votave. Vetëm dy ditë më parë, ishte kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, që i kërkoi takim kreut socialist Edi Rama për çështjen e Kodit të ri Zgjedhor.