Sondazhi, shqiptarët nuk kanë besim te politika
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve publikoi dje sondazhin kundër korrupsionit në ditën ndërkombëtare ndaj këtij fenomeni. Sondazhi kishte si temë perceptimin e korrupsionit nga qytetarët shqiptarë dhe reagimin tyre lidhur me këtë fenomen. Në sondazhin e zhvilluar në 5 qytete të vendit, ku u anketuan mbi 1300 persona, rezultoi se shqiptarët e kanë të paqartë rolin e politikës në luftën kundër korrupsionit. Madje, edhe sektorët që janë vlerësuar në raportet ndërkombëtare si më të korruptuarat, siç janë doganat. Qytetarët shqiptarë e vërtetojnë këtë fakt. Sondazhi tregoi se shqiptarët kanë besim të ulët te doganat, Agjencia e Pronave dhe Përmbarimi. Përveç reagimit qytetar lidhur me besimin, është testuar edhe perceptimi i korrupsionit. Ndër 1300 të anketuarve, rezultoi se shumica kanë zgjedhur si probleme kryesore të jetës së tyre çështjen e pazgjidhur të pronave, papunësinë në rritje dhe korrupsionin. Të pyetur se cili ka qenë faktori kryesor në luftën antikorrupsion, qytetarët kanë përzgjedhur median. Sipas tyre, mediat janë të vetmet që e luftojnë korrupsionin, ndërkohë që janë lënë pas politikanët. Të anketuarit nuk e kuptojnë rolin e politikës në luftën antikorrupsion, por e kanë të qartë se moszbatimi i ligjit është bërë pengesa kryesore në luftën kundër korrupsionit.
Për çështjet që sjellin korrupsionin, 17% e të anketuarve kërkuan transparencë nga qeveria lidhur me fenomenin disavjeçar në Shqipëri, kurse 38% u shprehën se efekti jepet vetëm përmes reagimit qytetar.
Për çështjet që sjellin korrupsionin, 17% e të anketuarve kërkuan transparencë nga qeveria lidhur me fenomenin disavjeçar në Shqipëri, kurse 38% u shprehën se efekti jepet vetëm përmes reagimit qytetar.