E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët kanë paguar për t’u shpëtuar nga Costa Concordia!

Prokuroria në Itali po heton për një akuzë gati të pabesueshme: udhëtarët e anijes Costa Concordia kanë blerë vendet në barkat e shpëtimit. Sipas dëshmitarëve, rusët e pasur kanë paguar ekuipazhin e anijes.

Franca Anichini, që banon direkt në port, thotë se kishte shkuar për të ndihmuar njerëzit që vinin nga barkat e shpëtimit. “Vrapova që të ndihmoja gratë, fëmijët dhe të lënduarit. Por kur pashë, në barka kishte vetëm meshkuj të shëndoshë dhe gra elegante me kostume mbrëmjeje. Ata flisnin rusisht”, theksoi ajo.

La Repubblica thotë se edhe ata me aftësi të kufizuara janë shpërfillur. Dje është zbuluar edhe një tjetër kufomë, duke e çuar në 13 numrin e të vdekurve.

Tragjedia e Costa Concordia ka ngritur një diskutim të madh në lidhje me dy tema: se a duhet që fëmijët e gratë të kenë përparësi në shpëtim dhe a duhet të braktisë kapiteni anijen që po mbytet, pa u larguar të gjithë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›