E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja, protestuesit ngujohen në kufirin me Serbinë

Protestuesit dje prane pikes kufitare ne Merdare

Policia me barrikada hekuri, Vetëvendosje: Po na konfiskojnë ujin e bukën

Policia: Qarkullimi i lirë në të dyja pikat doganore

Protestuesit e lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se janë të vendosur ta bllokojnë hyrjen e Serbisë në Kosovë, dhe se për këtë janë të gatshëm të kalojnë edhe këto net të ftohta në rrugë. Ndërsa protesta e djeshme, ndryshe nga ajo e 14 janarit, nuk ka shënuar incidente e është konfirmuar edhe nga policia kryesisht e qetë, protestuesit kanë mbetur pa mjete logjistike, pa tenda dhe pa vaj për tu ngrohur, pasi ato janë marrë nga policia. Sidoqoftë, lideri i Vetëvendosjes, Kurti, ka deklaruar se të gjitha ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë deri kur qeveria të respektojë republikën. Albin Kurti, në një prononcim për radion Europa e Lirë, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke u shprehur se: Do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe në orët në vijim, edhe në ditët në vijim, deri atëherë kur qeveria e Kosovës do të thotë tani do ta bëj shtetin e dinjitetshëm, do ta mbroj Republikën. Kufiri me Serbinë është ndërkombëtar, Serbia është shtet armik dhe nuk do të lejohet ndërhyrja e hyrja e saj, tha Kurti, i cili po qëndron me protestuesit në dalje të Podujevës.
Nis acarimi
Tek protesta paqësore që po zhvillohet në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë, policia e Kosovës ka ndaluar depërtimin e ushqimit dhe materialeve logjistike që janë esenciale për mirëqenien e protestuesve të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë atje, sipas Lëvizjes Vetëvendosje. Policia e Kosovës po ushtron presion ndaj protestuesve, duke i detyruar drejtuesit e autobusëve që të afrohen te protestuesit dhe ti mbledhin ata nga vendi i protestës, duke u dhënë 20 minutave kohë për tu kthyer prapa, me apo pa protestuesit. Furgoni që bartte drunj për ngrohje është kthyer pas dhe drejtuesi i tij është ndaluar në polici, thuhet në njoftim. Policia kësaj radhe, në vend të intervenimit, po privon protestuesit nga gjërat elementare, si ushqim, pije dhe ngrohje, duke rrezikuar kështu shëndetin e të gjithë atyre që po vazhdojnë të qëndrojnë në protestë paqësore, thuhet më tej në njoftim.
Respektohet distanca
Aktivistët e kanë nisur si herën e kaluar protestën, në orën 13:00 dhe janë afruar drejt pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, por pa kaluar urat ku një javë më parë ishin konfrontuar me policinë e Kosovës. Aktivistët që janë nisur nga pika kufitare në Merdare, janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Dy Urat, në dalje të Podujevës, përtej kryqëzimit ku kishin ndodhur përplasjet e javës së kaluar. Policia ka bërë një kordon në mes të dy urave, duke mos lejuar depërtimin e protestuesve nga pika kufitare me Serbinë. Protestuesit kanë brohoritur Vetëvendosje, Albin Kurti, Serbia nuk kalon, por nuk kanë provokuar fizikisht policinë dhe as nuk janë provokuar prej saj.
Thirrje për qetësi
Deputeti Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, duke iu drejtuar protestuesve në Merdare, ka kërkuar protesta plotësisht paqësore dhe nëse ka individë që nuk duan të jenë paqësorë, ata nuk janë me ne. Krasniqi, duke pasuar edhe deklarata e Kurtit, tha se: Këta policë janë vëllezërit tanë dhe gabimet që i kanë bërë disa kolegë të tyre, nuk do ti bëjnë sepse nuk janë policë të qeverisë, por të shtetit të Kosovës, tha Krasniqi. Policia konfirmon se nuk ka pasur përplasje mes tyre dhe se qarkullimi është i lirë në të dyja rrugët.

Bllokohen 7 orë mbështetësit e VV

Aktivistët: Nxorën pretekste burokratike që të na ndalonin ti bashkoheshim protestës

Morin, policia kosovare i ndalon në kufi. Hyjnë vetëm në orën 17:00

Policia e Kosovës blindon rrugën e kufirit

Bllokohen 7 orë në kufi me Kosovën mbështetësit shqiptarë të Vetëvendosjes. Një pritje e gjatë ka qenë ajo e rreth 60 personave të nisur me 2 autobusë nga Tirana drejt pikave kufitare me Serbinë, me qëllim bashkimin e tyre në protestën e paralajmëruar Serbia nuk kalon. Ashtu si dhe më 14 janar, ata janë ndalur në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por ndryshe nga një javë më parë, ata janë lënë të kalojnë, vetëm si individë rreth orës 17:00 të pasdites. Ka qenë policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Morinit që nuk ka lejuar të rinjtë që kishin udhëtuar nga Tirana ti bashkëngjiten protestës së VV në Merdarë dhe Dheun e Bardhë. Për orë të tëra, protestuesit kanë sfiduar të ftohtin e madh përballë policëve të Kosovës. Rreth orës 11:00, policia e kufirit në Morin ka lejuar që dy autobusët të kalojnë kufirin, por më pas, gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka nxjerrë sërish burokraci, duke i kthyer mbrapsht të rinjtë me flamuj kuq e zi. Të rinjtë kanë qëndruar për orë të tëra në pritje për të kaluar, por më kot. Madje, tentativat e tyre kanë përfunduar me tre të ndaluar për pak orë: Elvis Hoxha, Bojken Abazi dhe Ermir Harhulla. Ky i fundit, pas lirimit tha për gazetën Panorama: Isha i pari në radhë për të kaluar, me një shoqen time dhe policia më ndaloi, thjesht se mbaja flamurin shqiptar. Na morën në pyetje për adresat, qëllimin pse shkojmë në Kosovë. Nuk na kanë dhunuar, por gjatë arrestimit na shtrënguan fort nga duart. Më pas na liruan. Duke brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, të rinjtë nga Shqipëria kanë qëndruar gjatë gjithë ditës përballë forcave të policisë, që për asnjë arsye nuk i kanë lejuar të futen në Kosovë, qoftë dhe si qytetarë të thjeshtë. Shkak ligjor, sipas protestuesve, nuk ka pasur, por thjesht janë nxjerrë pengesa burokratike dhe kërkesa absurde që të mos lejohet kalimi i tyre në Kosovë. Një nga udhëheqëset e grupit, Ermira Danaj, tha se aktivistët nuk u lejuan, edhe pse nuk kishte shkak. Kërkuan libreza shëndetësore për shoferët e autobusëve, por më pas, edhe pse i lamë autobusët nuk na lanë as si qytetarë të thjeshtë për të hyrë në Kosovë. Qëllimi ynë është i hapur: Shkojmë për të mbështetur Vetëvendosjen në protestat e saj në kufi me Serbinë. Ne u thamë dhe policëve se kjo që po bëjnë është absurde, se është dhënë urdhër nga qeveria Thaçi që ne të mos kalojmë. Ne kemi gjithë dokumentacionin e duhur për të kaluar qoftë me autobus, qoftë dhe si udhëtarë të thjeshtë. Ndërkohë, shoferët e autobusëve sqaruan se kërkesa për librezë shëndetësorë ishte pretekst i kotë, pasi ata kishin rinovuar lejet e drejtimit që një muaj më parë dhe në këtë rinovim pasqyrohen edhe të gjitha analizat dhe vizitat mjekësore, të bëra në Shqipëri. Deri në orën 17:00, mbështetësit kanë qëndruar në kufi, pavarësisht temperaturave të ulëta. Në këtë moment është lejuar kalimi i tyre, jo të organizuar, por si qytetarë të thjeshtë dhe pa simbolet kombëtare në duar.

Policia dhe protestuesit, në deklarata kundërthënëse
Deklaratat e Policisë së Kosovës kanë rënë ndesh me ato të protestuesve të Vetëvendosjes, gjatë ditës së diel. Vetëvendosje e cilësoi të suksesshëm reciprocitetin deri në orët e pasdites, duke deklaruar se nuk ka hyrë asnjë makinë apo kamion nga Serbia në Kosovë. Ndërkohë, pak minuta më vonë, Policia e Kosovës ka dalë me një deklaratë ku numëronte kalimin e pesë kamionëve në Merdarë dhe tre të tjerë te Dheu i B

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›