E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania justifikoi besimin e shqiptarëve, portret i Pirro Trebickës



në ambasadën shqiptare në Bonn u kthyen në vite pune të palodhur për të njohur institucionet, kompanitë, bizneset gjermane me Shqipërinë. Atëherë takoi për herë të parë GTZ dhe Bankën gjermane Kfë ku do të punësohej në 1993, kur ajo pas rënies së regjimit komunist do të fillonte bashkëpunimin dhe ndihmën për zhvillim për Shqipërinë. Ky bashkëpunim do të arrinte në harkun kohor të 17 viteve rezultate me përftim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Gjermania përligji kështu besimin e madh që kishin treguar tek ajo shqiptarët me ngjarjet e 2 korrikut, kur në oborrin e ambasadës gjermane në Tiranë ishin dyndur 2/ 3 e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që kapërcyen muret e ambasadave. Pirro Trebicka kujton: „ Shqiptarët kishin një besim të jashtëzakonshëm në ndihmën që do t' u jepte atyre Gjermania. Këtë besim Gjerrmania e justifikoi. Projektet që janë realizuar janë pritur me kënaqësi shumë të madhe nga qytetarët shqiptarë për mbështetjen që qeveria, populli dhe taksapaguesit gjermanë kanë dhënë për Shqipërinë.
100 projekte -1 miliardë euro në 20 vjet
Mbështetja gjermane për zhvillim materializohet në rreth 100 projekte pioniere në fusha të tilla prioritare për jetën e njerëzve si furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave të zeza, energjia elektrike. Ajo gjen shprehje në 1 miliardë eutro që qeveria gjermane ka dhënë ndihmë financiare në 20 vjet, më e madhja për frymë të popullsisë në raport metë gjitha vendet e tjera të botës. Zoti Trebicka ka dhënë kontributin e tij në këtë punë të jashtëzakonshme si punonjës në Kfë. Ai tregon sesa mirënjohës janë banorët e qyteteve ku projektet gjermane kanë çuar ujë të pijshëm 24 orë. “Nëna të moshuara, fëmijë që shkojnë në shkollë kur hapin çezmat në shtëpitë e tyre thonë“ Faleminderit gjermanit që na solli ujin”.
Sa mirë dinë gjermanët të vlerësojnë punën!
Pirro Trebicka i thotë këto fjalë me gëzimin e atij që ka kontribuar në këtë normalizim të së përditshmes së shqiptareve dhe me bindje personale. „ Kam patur që në krye të herës bindjen që marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë do të krijonin një sinergji që do të ishte në të mirë të vendit tim por edhe të krejt rajonit”. Mbi këtë bindje u mbështet puna e tij e palodhur në konkretizimin tanimë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Një zile telefoni ne mesditën e një dite të zakonshme të kësaj vere të nxehtë do t'i bënte të ditur se ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt kërkonte ta takonte. Ai takim i dha një nga të papriturat më të bukura të jetës së tij : lajmin se Presidenti i Gjermanisë i akordonte “Kryqin e Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë” për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar mes Shqipërisë dhe Gjemanisë. “Nuk e prisja. Shtanga. Por ky titull tregon sesa mirë dinë gjermanët të vlerësojnë punën. Ky vlerësim është në themel të vitalitetit të popullit gjerman, virtyt i demostruar në shekuj. Fatmirësisht ka popuj të tillë në botë, nga të cilët mund të mësohet shumë për të bërë përparime në të gjitha fushat.”

26 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›