E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasojat që sjell plazhi te grupmosha të ndryshme



Forcimi i rezistencës se organizmit duhet te jete pjese përbërëse e çdo individi. Organizmi duhet qe gradualisht t’u ekspozohet disa faktorëve dhe kushteve në të cilat e forcon rezistencën. Fortësimi i rezistencës se organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt te faktorëve të jashtëm: diellit, ajrit dhe ujit.
Drita e diellit ka cilësi shumë të dobishme, ku në ndikimin e saj kryhet një numër i madh i proceseve në qelize. Kryesisht efekte pozitive kane rrezet ultraviolete, ndaj të cilave lëkura ka ndjeshmëri të ndryshme. Personat me sëmundje të lëkurës duhet t’u ekspozohen rrezeve të diellit vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Është e nevojshme marrja e rrezeve të diellit në det. Por ky veprim duhet të jetë gradual. Rekomandohet që ditën e parë ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë vetëm 5 minuta. Se pari, duhet të marrin rreze duart dhe këmbët pastaj shpina dhe gjoksi. Lëkura e barkut i merr e fundit rrezet, për arsye se është me e ndjeshme. Të ndjeshëm ndaj rrezeve janë personat neurolabile, si dhe personat shumë të dobët fizikisht. Personat me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut duhet të ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve të diellit.
Pasojat e plazhit
Njolla, myk, quka, djegie të thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janë disa nga “pasojat” e plazhit. Me të ndjeshëm ndaj këtyre janë fëmijët e vegjël, gratë dhe te rinjtë. Lëkura dhe organizmi ne njëfarë mënyre janë të rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lëkurës dhe të tjera probleme që shkojnë deri ne infeksione serioze, si te mykut mbi lëkurë etj.
Me të theksuara, djegiet e lëkurës
Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me ane të përdorimit të solareve, me mbrojtës me filtër të lartë, si edhe duke mos u ekspozuar në diell pas orës 10.00. është e këshillueshme që pas plazhit të përdorën kremra hidratues “pas diellit” për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella, rekomandohen edhe preparate në forme xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe të nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore.
Këshillat pas ekspozimit në plazh
Pas çdo banje në det ose ne pishine trupi duhet të shpëlahet me ujë të pastër. Pas shfaqjes se mykut mbi lëkurë, duhet të ndërpritet plazhi dhe të niset kura. Ne raste djegiesh jo të lehta, duhen përdorur antibiotike dhe xhel “pas diellit”.Për njollat dhe qukat, duhet të përdoret mbrojtësi me filtër maksimal. Për ata që kanë nishane të ngritura mbi lëkurë, është i këshillueshëm mbrojtësi i lartë, sidomos ne zonën e kurrizit.
Jo banja deti për tuberkolaret, të sëmurët nervore, dhe kardiaket
Sëmundjeve si psoriazis vulgaris, ekzema kronike e thatë, deurodermitet, faza premykotike, tuberkulozi i lëkurës, sëmundja e leshmanozës, aknejuvenilia, alopecia areta, urtikaria kronike etj., te cilat kane vetëm përfitim nga banjat e detit. Ne mjekimin e këtyre sëmundjeve ndikojnë mjaft mire rrezet ultraviolete, aerojonet dhe radioaktiviteti i ajrit, si dhe faktorë të tjerë të ajrit, të tokës dhe ujit. Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen ne asnjë mënyrë me rrezet ultraviolete që prodhohen ne mënyrë artificiale. Mëgjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo me konkretisht u “mohohet” atyre qe vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime te forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës). Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të renda të veshkave, atyre që kane prirje për hemorragji ne tru, qe janë shumë të dobët, me stenokardi (shtrëngime në zemër), qe kane tension te lartë të gjakut etj. Banjat u ndalohen njerëzve më moshe të thyer dhe grave ne periudhën e dyte te barrës. Edhe te moshuarit që kane predispozicion për tumore te lëkurës nuk duhet të qëndrojnë ne diell me shumë se dy ore. Për çdo rast është e nevojshme te merrni parasysh këshillat e mjekeve.

Kura për sëmundjet e sistemit nervor

Për sëmundjet e sistemit nervor (neurozat), banjat e ajrit zhvillojnë një veprim shumë të mirë. Për këtë qellim praktikohet gjerësisht gjumi ne breg të detit si natën, ashtu edhe ditën. Këto procedura janë të mjaftueshme për 10 – 15 dite rresht. Ne disa të sëmure veprojnë mirë edhe banjat e diellit, si nëpërmjet syrit edhe nëpërmjet lëkurës. Rrezet e gjelbra qe reflektohen nga bimët e qetësojnë të sëmurin, ato i frenojnë proceset nervore, kurse rrezet ultraviolete, i ngacmojnë. Rrezet e diellit kane vetinë të ndikojnë edhe ne uljen e dhimbjeve. Tek i sëmuri përmirësohet gjumi, largohet dhimbja e kokës, dhimbjet e zemrës dhe ai e ndien veten të rigjallëruar. Këto banja bëhen ne temperaturën e ajrit 22 – 18 grade nga 15 minuta deri ne 1 ore e gjysme, ne 15 – 20 seanca. është mire te zgjidhen vende malore.

Përse vendosja e kosit në lëkurë është i dëmshëm

Kosi nuk përmban asnjë përbërës kurativ. Mund të ndihmojë për një kohë të shkurtër me efektin e tij freskues kundër dhimbjeve. Por specialistët paralajmërojnë që lëkura e djegur, e tharë dhe në kontakt me kosin duhet mjekuar. Mikrobet që gjenden tek kosi mund të përforcojnë pezmatimin dhe madje të shkaktojnë reaksione alergjike. Më mirë: në vend të kosit, përdorni një xhel për djegiet dhe plagët me efekt freskues dhe me panthenol që ripërtërin qelizat ose në rast djegiesh të lehta një produkt që përdoret pas ekspozimit të diellit (aftersun). Përveç këtyre, ndihmon edhe marrja e një aspirine, për të pakësuar procesin inflamator dhe dhimbjet. Mjeti më i mirë është natyrisht, shmangia e rrezatimeve intensive të diellit dhe parandalimi me veshje të lehta e krem mbrojtës, në mënyrë që të mos shkaktohet djegie nga dielli.

26 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›