Maradona "Pas Hugo Çavezit e ka radhën Fidel Kastro”
Në pritje për të firmosur të hënën kontratën e re si kryetrajneri i Argjentinës, Diego Maradona, i dërgoi një mesazh ish-presidentit të Kubës, Fidel Kastro. Në sitin Cubadebate, ish-“Pibe de Oro”, aktualisht në Venezuelë me ftesë të presidentit Hugo Çavez, konfirmoi se do të brenda një muaji do të shkojë në Havanë, ku shpreson të takojë Fidel Kastron. “I thoni Fidelit se e dua”, ishte mesazhi i trajneri të Argjentinës, miqësia e të cilit me liderin kubanez ka nisur në vitin 1987, me rastin e vizitës së tij të parë në ishullin karaibik. Nga ajo kohë, Maradona është kthyer shpesh herë në Kubë, ku edhe është rikuperuar në një klinikë disiontoksimi, ndërsa në tetor të vitit 2005 e intervistoi Kastron për programin “La noçe del 10” (nata e dhjetave). Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ishte një nga më teknikët më të mediatizuar gjatë 30 ditëve të Botërorit të Afrikës së Jugut. Madje ai bëri një premtim të çmendur gjatë një interviste për raduon “Metro”. “Nëse ne do të fitojmë Kupën e Botës, unë do të vrapoj lakuriq përreth ‘El Obelisko’ në qendër të Buenos Aires”, - tha Maradona gjatë transmetimit direkt. Media argjentinase u shpreh e sigurt, se Maradona do ta mbajë premtimin, pasi më parë ai kishte pozuar nudo për revistën “El Grafico”. Në fakt, shumë ishin përgatitur që të shikonin Argjentinë si fituese të Botërorit, edhe pse ajo kishte mbërritur në Afrikën e Jugut pas një fushatë aspak të qetë e më një gol të minutës së fundit. Disa nga aspektet e stilit të tij trajnimit të skuadrës u bënë shumë të famshme. Për shembull, pas përfundimit të seancave stërvitore, disa lojtarë ishin të detyruar që t’u kthenin shokëve mollaqet, ndërkohë që këta të fundit u gjuanin pa mëshirë, derisa ekipi pësoi katër gola nga Gjermania dhe u kthye me turp në shtëpi. Pasi kishte kritikuar në mënyrë publike Pelenë dhe Platininë të mërkurën gjatë konferencës për shtyp, Diego Maradona kërkoi falje drejt presidentit të UEFA-s, francezit Mishel Platini. “Zoti Platini më dërgoi një letër, duke më shpjeguar se nuk i kishte thënë kurrë ato që ju (gazetarët) keni shkruar se ai ka thënë, atëherë unë i kërkoj falje Platinisë, por jo Pelesë”, - tha Maradona. Trajneri argjentinas kishte thënë se vendi i Pelesë tani është në një muze. Në fakt, pas humbjes me Gjermaninë dhe eliminimit nga Kupa e Botës, Diego Maradona u kyç brenda në shtëpi dhe bëri shumë pak dalje publike. “Diego nuk ndihet mirë pasi takimi me Gjermaninë ishte i veçantë, por po e merr veten pak nga pak”. I prekur thellësisht nga humbja e Argjentinës në çerekfinale e Kupës së Botës kundër Gjermanisë (4-0), Diego Maradona zgjodhi të mbyllet brenda katër mureve të shtëpisë së tij pas kthimit në atdhe, më 4 korrik. Dhe duke njohur tipin dhe të kaluarën e tij thashethemet nuk vonuan të qarkullonin për një dorëzim të ri të tij para drogës. Alfredo Caehe, mjeku i tij personal, i siguroi fansat se Diego do të jetë trajneri i “Albiçeleste”. “Ai nuk ka rënë sërish në gjirin e drogës”, - siguroi ai për radion argjentinase “La Red”. “E shoh shumë të menduar dhe të irrituar, pasi i iku fitorja”. Megjithatë, sipas mjekut që e ndjek Maradonën prej vitesh, ky i fundit ka rënë në një gjendje të keqe. “Diego vuan nga një melankoli të kuptueshme, por ai nuk ka rënë në varësi të drogës, - këmbënguli mjeku i tij. Diego Armando Maradona ka lindur, më 30 tetor 1960, në Lanus. Trajner i Argjentinës nga tetori i vitit 2008, kur mori vendin e Alfio Baziles. Maradona si futbollist është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Ka veshur fanellat e Argentinos Juniors, Boca Juniors (1981/82), Barcelonës, Napolit, Seviljes, Nju Old Bojs, me të cilat ka fituar 5 kampionate. Me Kombëtaren argjentinase: 91 ndeshje, 34 gola. Ka fituar Botërorin në vitin 1986. Ka marrë pjesë edhe në 3 finale të tjera: 1982, 1990 e 1994 (21 ndeshje, 8 gola). Në vitin 1994 u gjet me doping gjatë ndeshjes.
“Tredhëmbëshi”, shënojnë Toti dhe Adriano
Roma mundi 4-1 skuadrën Alto Adixhe me golat e kapitenit të saj, Françesko Toti, brazilianit Adriano, Menezit dhe Okakës. Trajneri Klaudio Ranieri u deklarua i kënaqur pas ndeshjes. “Kemi shpirtin e duhur. Tredhembëshi? Zgjidhje interesante, por nuk do të luajmë gjithmonë kështu”.
Karlos Keiroz në shenjestër
Sipas gazetës portugeze, “Diario de Noticias”, trajneri i Portugalisë, lëshoi deklarata fyese për presidentin dhe mjekët të autoriteti portugez të antidopingut, pasi i kishin përsëritur shpesh testet kundër Kristiano Ronaldos me shokë. Ende nuk ka një përgjigje nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila e konsideron çështjen si shumë delikate e që duhet vlerësuar në thellësi.
Vidiç firmos dy vjet me Mançesterin
Nemanja Vidiç nuk do ta lërë Mançester Junaitd, ose të paktën nuk do ta bëjë për dy për dy vitet e ardhshme. Mbrojtësi serb, në fakt zgjati kontratën e tij me klubin anglez edhe për dy sezone të tjerë. Lojtari do ta firmosë kontratën e re, më një gusht kur të kthehet nga pushimet.
Liverpuli i ri pëson humbjen e parë
Humbja e parë në miqësore e Liverpulit ri të Roj Hodgsonit. Pas barazimit 0-0 me Grasshopersin, në “Fritc Valter Stadion”, të kuqtë anglezë humbën 1-0 me Kaiserslauternin. Golin për ekipin e porsangjitur në Bundesligë e shënoi Jiri Bilkej në minutën e 32-të.
Dopingu, pezullohet çiklisti portugez
Portugezi Nuno Ribeiros, fituesi i “Xhiros së Portugalisë 2009”, u pezullua për dy vjet pasi rezultoi pozitiv me “Epo-cera”. Lajmin e dha federata portugeze. Ribeiro, 33 vjeç, ishte përkohësisht i pezulluar nga garat, ndërkohë që tani vendimi është zyrtar.
Rrëmujë në Brazil, në 24 orë ndërrohen dy trajnerë
Luiz Menezes është trajneri i ri i “Seleçaos” pas refuzimit të Ramaljos
Është Luiz Menezes, zyrtarisht trajneri i ri i Brazilit dhe jo Murisi Ramaljo, “jetesa” e të cilit si tekniku i pesë herë kampioneve zgjati vetëm pak orë, sa për të bërë xhiron e gjithë botës si “headline”. Historia është e thjeshtë, por me prapaskena të mëdha. Të premten në mëngjes, Murisi Ramaljo ishte takuar me presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit, Rikardo Teikseira, ku dhe kishte rënë dakord të drejtonte Brazilin post-Dunga drejt Botërorit 2014. Por mungesa e lejes së Fluminenzes, klubit aktual të Murisit si dhe deklarata publike e presidenti të Fluminenzes, Roberto Horkades, se nuk kishte ndërmend që ta linte të lirë trajnerin e tij, sidomos në prag të derbit të së dielës me Botafogon, përmbysi gjithçka. Vetëm pakë orë pasi faqja zyrtarë e Federatës Braziliane të Futbollit, kishte lajmëruar se Murusi nuk kishte arritur të prishte kontratën e tij me klubin, u publikua emri i trajnerëit të ri: Mano Menezes, trajneri i Ronaldos te Korinthias. “Vendimtare për këtë zgjedhje është domosdoshmëria e rinovimit imediat të kombëtares braziliane, që gjë Menezes do të fillojë ta bëjë që në miqësoren e 10 gushtit me SHBA-në”, - deklaroi drejtuesi i CBF-së. Të hënën, trajneri i ri do të publikojë listën. Duhet të jenë vetëm lojtarë të klubeve
kombëtare dhe në shumicë të rinj të tipit Neymar e Ganso, fantazistët e Santosit të mbetur jashtë Afrikës së Jugut.
Si lojtar, Luiz Antonio Venker Menezes, i njohur si "Mano", nuk ka shkëlqyer. Ka luajtur për diletantët e Rio Grande do Sul, rajoni më jugor i Brazilit. Ai ka lindur më 11 qershor 1962 në qytetin e Paso do Sobrado. I diplomuar në edukim fizik, në vitin 1997 mori timonin e profesionistëve të Guarani di Venancio Aires, me të cilët në vitin 2002 fitoi titullin “Gaùcho”, po të Rio Grande do Sul. Por të mëdhenjtë si Internacional e Gremio nuk kishin marrë pjesë në kampionat. Drejtoi edhe disa nga skuadrat e tjera provinciale: Gremio Esportivo Brasil, Iraty, XV Novembre, Caxias për të marrë më në fund komandën e Gremios, atë të Porto Alegres, një legjende të futbollit brazilian. Në 2005-n, drejtoi Gremion në fitimin e serisë B braziliane. Në 2006 dhe 2007, fitoi titullin e Rio Grande do Sul dhe arriti në finalen e Kupës Libertadores të humbur ndaj Boka Zhuniors. Në 2008-n, kaloi te Korinthians në Serinë A braziliane. Në 2009, me Ronaldon në ekip, fitoi dy tituj: kampionatin “paulista” (pa asnjë humbje) dhe Kupën e Brazilit.
26 Korrik 2010