E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet e politikes – Tragjedia e Sarandes

Brace: Qeveria pergjegjese

Per te ngushelluar familjen Bakiu ka mberritur mesditen e djeshme dhe deputeti i zones Erion Brace. Pasi ka kryer ngushellimet e rastit, ai ka ngritur akuza ndaj qeverise "Berisha" ne lidhje me ngjarjen, sipas tij kjo ngjarje tregoi dhe nje here papergjegjshmerine dhe pasigurine ndaj qytetareve te saj. "Qytetaret shqiptare nuk jane te sigurt me kete qeveri qe nuk ka fuqi as t'i mbroje", tha nder te tjera Brace.

Leskaj: Tragjedia e radhes

"PSSH, e deshperuar per tragjedine e radhes, ku shteti nuk mbrojti jeten e njerezve te tyre

Ndjehemi te deshperuar qe dita e Nene Terezes se shenjte, qe dha gjithcka per njerezimin, u kthye ne dite zie per shkak te varferise qe shtyu ne korridorin e rihapur te trafikut te klandestineve burra, gra e femije, te cilet s'e arriten dot bregun tjeter. Ne u shprehim ngushellimet tona me te sinqerta familjareve e te afermve te viktimave per humbjen e madhe".

Bregu: Masat kane qene prezent

"Ngushellime familjareve te atyre qe kane humbur jeten ne tragjedine qe ndodhi dje ne liqenin e Butrintit. Qendrimi i qeverise shqiptare dhe marrja e masave, per te penguar qe kjo tragjedi te shumefishohej kane qene prezent qe ne oret e para te ngjarjes. Ka pasur nje deklarate zyrtare nga Ministria e Brendshme. Asnje ngjarje e cila ka viktima nuk eshte nje ngjarje qe mund te kalohet lehtesisht. Ne kemi deshmuar gjate gjithe kesaj kohe nje menaxhim dhe siguri me te mire te kufijve tane".

Luan Rama: Qeveria nuk vepron

"Duke shprehur ne emer te LSI-se ngushellime per familjen Jaho nga Lapardhaja e Beratit per humbjen e njerezve te saj te dashur ne tragjedine e Butrintit, denoncojme edhe nje here mosveprimin e strukturave te shtetit per mbrojtjen e jetes se qytetareve te ketij vendi. Rikthimi i fenomenit kriminal te trafikut te qenieve njerezore, eshte deshmia e radhes, se qeverisja e ketij vendi eshte qeveri e korrupsionit dhe e krimit te organizuar, e cila merakoset me shume per fatin e Fazllicit se sa per jetet e qytetareve shqiptare".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›