E Shtunë, 31 Tetor 2026

"I gjithe personeli ne sherbim, asnje ne rrezik jete"

"Situata ishte edhe per ne e rende. Sapo mesuam mbi tragjedine, beme gati pavionet. Thirrem te gjithe personelin i cili ka qendruar gjate nates ne spital. Nisem kater ambulanca ne vendngjarje". Keshtu shprehet drejtori i spitalit Sarande, Dhimitraq Lapa per gazeten "KJ". Ai thote se te gjithe jane trajtuar menjehere me sherbimet e domosdoshme. "Fatkeqesisht pritem edhe dy trupa pa jete ne morg. Nene e bije. Personeli i spitalit ka treguar vertet nje dinjitet dhe personalitet, pasi mjeket nuk iken per asnje sekonde. Sot (dje), ne spital jane vetem dy te rinj te shtruar, te traumatizuar. Dritan Jaho pas trajtimit u lejua te largohej pasi ishte babai dhe bashkeshorti qe humbi femijen dhe gruan ne kete tragjedi te rende", perfundon kreu i spitalit duke siguruar se nuk ka rrezik per te shtruarit e tjere. Mbremjen e djeshme konfirmohet se eshte larguar nga spitali edhe emigranti i fundit, pasi gjendja shendetesore eshte permiresuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›