Deshtojne kerkimet ne liqen pas 20 oresh
Sarande- Kerkime te pashpresa per te gjetur emigrantin e deklaruar si i humbur qe prej mbremjes se diel ne kanalin e Butrintit. Ndricim Myftari nuk eshte gjetur as diten e djeshme, i gjalle apo i vdekur dhe autoritetet zyrtare e kane deklaruar si te humbur. Tre here kane rinisur kerkimet e palombareve ne ujerat e liqenit, prane Lundres, ku ndodhet edhe nje poste e Policise Kufitare, ndersa i kane nderprere rreth ores 17:00 te pasdites se djeshme. Pikerisht prezenca e policeve ne ate krah, ka bere qe trafikantet te ndryshonin itinerarin e udhetimit, duke perdorur varka peshkimi per transportin e 25 emigranteve. Gjate kerkimeve qe jane kryer dje, u gjeten canta, bidone uji, dokumente, pasaporta dhe tesha te ndryshme qe u perkisnin dy viktimave dhe 22 te mbijetuarve. Por sipas xhaxhait te te humburit dhe babait te tij, Ylli e Bashkim Myftari, asnje send personal i 18 vjecarit nuk eshte gjetur. Por nga tronditja e madhe, babai i te riut, Ylli eshte shtruar ne spitalin e Sarandes per disa ore, ku ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore.
Paralelisht me kerkimet e palombareve jane kryer verifikime ne zone dhe ne brezin kufitare nga efektivet e rendit. Ne spital ndodhej vetem nje prej te mbijetuarve, Denis Zema, kurse te tjeret jane akomoduar ne dhomat e nje hoteli ne kete zone. Burime zyrtare te policise u shprehen mbreme per gazeten "KJ" se te gjithe emigrantet jane te lire dhe mbreme vone, jane kthyer neper banesa te shoqeruar nga te afermit. Ata jane trajtuar me ushqime e tesha nga hoteli, me nderhyrjen e autoriteteve vendore. Zyrtarisht edhe mbreme Policia e Shtetit deklaroi dy te vdekur, Elvira dhe Klara Jaho, nene e bije dhe 22 te mbijetuar. Per Ndricim Myftarin u be shpallja ne kerkim si i humbur, nderkohe qe ne fund te liqenit nuk eshte gjetur asnje trup tjeter.
Mesohet se dje rreth ores 17:00 kerkimet ne liqen jane nderprere perfundimisht pas tre tentativave te pasuksesshme midis kanalit te Vivarit dhe Butrintit, ku ndodhi permbysja e varkes me klandestine.
Operacionin e kerkimit te njerezve te specializuar, e kane ndjekur me interesim edhe familjaret qe ende nuk kane gjetur te afermin e tyre. Nje prej tyre ka qene Bashkim Myftari, xhaxhai i Ndricimit te humbur, nga Bubullima e Lushnjes. Babai i te riut, Ylli Myftari, eshte trajtuar per disa ore ne ambientet e spitalit te Sarandes, pasi eshte shokuar nga ngjarja dhe pamundesia per te gjetur djalin. Nje pjese e te mbijetuarve kane qendruar ne komisariat per disa ore, kater ne spital dhe 13 te tjere ne ambientet e hotel "Gjika".
Bardhyl Bejko