Zbulohet rrjeti, nje kapet, 3 ne kerkim
Xhemil Beharaj
Tragjedia e Butrintit e ka zanafillen e saj ne qytetin e Fierit, ku per 12 ore te grumbulluarit nga rrethe te ndryshme kane qendruar ne nje lokal deri ne udhetimin drejt "ferrit". Diten e djeshme eshte arrestuar nje prej trafikanteve te dyshuar si organizatore, ndersa tre te tjere, tashme te identifikuar, u shpallen ne kerkim. Grupi hetimor ka cuar ne gjashte persona numrin e te dyshuarve qe perbejne edhe rrjetin e ketij trafikimi duke i kaluar klandestinet dore me dore. Mbremjen e ngjarjes, pas rrefimit te emigranteve te mbijetuar, u be ndalimi i dy pronareve te varkave te drunjta, njera prej te cilave u fundos se bashku me 13 persona. Te ndaluarit jane Ahmet Bushi, 52 vjec nga Qafe Gjashta dhe Ilir Mane, 33 vjec, nga Vrina, te cilet kane marre nga 5 mije leke per t'i kaluar ne kanalin e Butrintit klandestinet me qellim nxjerrjen ne Xarre e me pas ne Konispol. I treti eshte vene ne pranga nga policia e Fierit, qe i ka dhene vetem emrin, Sait, banues ne Roskovec, por nuk publikoi mbiemrin per shkak hetimi. Tre te kerkuarit mesohet se jane Albert Gega, Hiqmet Sallaku dhe Ibrahim Madhi, banues ne komunen Kuman. Nga kontrolli i banesave nuk eshte bere e mundur te gjenden tre te dyshuarit, duke i kerkuar ndihme komisariateve te tjera ne vend.
Nga 25 klandestinet qe tentuan per te shkuar drejt tokes helene, por qe nuk munden te kalonin liqenin e Butrintit, 13 kane qene nga qarku i Fierit. Burime zyrtare te policise thane se 9 prej tyre kane qene banues ne Fier, tre nga Lushnja, ku figuron edhe i humburi Ndricim Myftari, dhe njne nga rrethi i Mallakastres. Policia e Sarandes kerkoi mbremjen e se dieles bashkepunimin me homologet fierake per te bere te mundur kapjen e kater organizatoreve. Fillimisht jane ushtruar kontrolle ne banesat e Albert Geges, Hiqmet Sallakut dhe Ibrahim Madhit, qe te tre banore te komunes Kuman qe u shpallen me pas ne kerkim si drejtuesit e trafikut te emigranteve drejt Greqise. Burime policore thane se kane mundur te vene ne pranga vetem nje prej te dyshuarve, ndersa kane zbardhur edhe itinerarin e udhetimit te emigranteve.
Per 12 ore, disa prej klandestineve qe ishin nga Tirana, Durresi, Elbasani dhe Berati, kane qendruar ne nje lokal ne hyrje te Fierit, ne aksin rrugor Kthesa e Patosit-Berat. Aty kane marre edhe autobusin e linjes Tirane-Sarande. Rruges per ne Sarande jane marre edhe klandestinet nga Tepelena. Ne Sarande, sipas hetimeve te momentit, i prisnin dy persona te tjere te cilet kishin dieni dhe kane kryer lidhjen me pronaret e varkave ne liqenin e Butrintit. Cmimi ka variuar nga 900 euro deri ne 2500 euro per person.
Trafikantet e dyshuar:
Albert Gega, Fier
Hiqmet Sallaku, Fier
Ibrahim Madhi, Fier
Ahmet Bushi, Sarande
Ilir Mane, Sarande
Policia ka arrestuar dhe nje person te quajtur Sait, nga Rroskoveci, i dyshuar s pjese e rrjetit