E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda ende pa qeveri



Do të rinisin sërish bisedimet mes katër partive kryesore në Hollandë për formimin e një kabineti qeverisës, pas dështimit të mundësisë së një koalicioni mes liberalëve dhe laburistëve. Bisedimet mes palëve pritet të jenë edhe më të vështira pas dështimit të hipotezave për formimin e një mazhorance mes liberalëve dhe ekstremistëve të djathtë të Gert Uilder. Sipas të ngarkuarit nga mbretëresha Beatriçe për të shqyrtuar mundësitë e krijimit të një mazhorance mes katër partive më të mëdha në parlament, Uri Rosental, mundësitë për krijimin e një qeverie mes liberalëve me 31 mandate, laburistëve me 30 mandate, demokristianëve dhe të blertëve me nga 21 dhe 10 mandate janë thuajse zero.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›