E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kundër Robenit është një larje hesapesh!

Përgatiti: Arjan Koçi

Holandezi do të përballet me shokët e tij te Bajerni i Mynihut, të cilët e thërrasin njeriu i vetëm, si pasojë e egoizimit të tepruar

Bajerni është një familje e madhe në të cilën mund të ketë edhe mendime të ndryshme, siç thotë Mario Gomez, i cili ende nuk u është përgjigjur kritikave të Mehmet Shollit, kommentator televiziv dhe trajner i skuadrës B të Bajernit.Bajerni është një familje e madhe e ndarë nga pushimet dhe puna: 12 lojtarë marrin pjesë në Europian, asnjë skuadër nuk ka më shumë;

Reali i Madridit ka 11 dhe marrëveshjet me përfaqësuesen do të fusin në kasën e klubit rreth 2.5 milionë euro në ditë vetëm në fazën e parë. Por ashtu siç ndodh mes vëllezërve, te Bajerni ka edhe akuza, sharje, grushte dhe në raste të tilla në mes është Arjen Roben.

Për të pasur edhe më shumë admirues në Bavari, ai ka thënë se fajin për lojën e dobët kundër Danimarkës e ka situata që ka kaluar kohët e fundit.Me këtë ai nënkupton fajin për Championsin e humbur pasi humbi penalltinë dhe fishkëllimat e tifozëve të Bajernit në miqësoren që pasoi, kundër Holandës së tij.

Mik? Roben tani është kundërshtar i yni dhe për 90 minuta nuk do të jemi miq, ka thënë Gomez. Por për 8 lojtarët e Bajernit dhe holandezin nuk ka miqësi jashtë sfidës së sotme. Myler mori një shpullë nga ai për shkak të një goditje të lirë, dy dimra përpara në Bremen.

Gjithnjë për të gjuajtur një goditje të lirë, francezi Riberi e goditi me grusht Robenin, në muajin prill, në pushimin e ndeshjes Bajern-Real: i ndau Shvajnshtaiger, e kur ndahen dy veta në ring, ndonjë goditje dikush e ha.

Gomez e ka falënderuar kolegun kur i la një penallti kundër Hertës, por nga pankina u dëgjua një ulërimë: Arjen kishte shënuar golin e parë dhe kishte një precedent. Kundër Verderit, në minutën e 83-të, Roben e fshehu topin derisa ta merrte shoku i tij për një penallti që ishte e dyta e ndeshjes: të parën e kishte shënuar ai vetë.

Fajet Egoizmi dhe të hequrit si viktimë e Robenit nuk i pëlqejnë pjesës bavareze që luan për Gjermaninë. E quajnë Aleinikov, si-ish i Juves dhe i Leçes: allein në gjermanisht do të thotë i vetëm.

E fajësojnë për të njëjtin veprim (depërtim, futje në zonë nga e majta dhe gjuajtje), që nuk sheh fare pjesën tjetër të skuadrës; e bezdisin krahët që ngrihen në ajër për të kërkuar topin, janë të paktë që u besojnë rrëzimeve të tij, edhe pse ai është i brishtë.

Sipas medieve britanike, Roben është i vetmi në botë që mund të nxjerrë nga loja me karton një kundërshtar pa nisur ndeshja, nëpërmjet ankesave dhe skenave që bën.

Edhe nga kjo lojë e ndyrë kanë frikë gjermanët, të mësuar nga grupi i Bajernit. Do të jetë i motivuar kundër nesh, ka thënë Lahm, i cili duhet ta kontrollojë në krah. Nuk ka folur kot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›