Gjermania kundërshton shtimin e kontributeve

Ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble, tha se Gjermania nuk do të japë më shumë të holla për fondin ndihmës të BE-së, se sa 211 milionë eurot e miratuara këtë javë nga parlamenti gjerman.
Në një intervistë dhënë revistës Super-Illu, ai tha se “Qendra Evropiane për Stabilitet Financiar” ka një kufi prej 440 milionë eurosh, prej të cilave 211 vijnë nga Gjermania.
Komentet e tij u bënë në kohën kur partnerët e bankrotuar evropianë, si Greqia, e cila ka nevojë për ndihmën financiare për të paguar borxhet e veta, po rrisin kritikat ndaj Gjermanisë.
Ministri i jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle, tha në një intervistë për të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung” se shtetet që kanë borxhe duhet të mbikëqyren më shumë.
Ai theksoi se “shqyrtimet dhe rekomandimet nuk mjaftojnë