Presidenti Obama i ben thirrje Kongresit te miratoje projekt-ligjin e punes

Presidenti ka udhetuar ne shtete te ndryshme te Amerikes per reklamimin e planit te tij per hapjen e vendeve te punes. Ai po i ben thirrje Kongresit qe ta shqyrtoje seriozisht propozimin.
Ka ardhur koha qe Kongresi ta marre kete ceshtje me seriozitet dhe ta miratoje kete projekt-ligj per hapjen e vendeve te punes ne menyre qe une ta kthej ate ne ligj tha presidenti Obama gjate fjalimit te perjavshem te publikuar sot.
Presidenti ia dergoi Kongresit projekt-ligjin me vlere 447 miliard dollare tre jave me pare. Ai thote se Akti Amerikan i Punes do te beje qe mijera mesues police dhe punetore ndertimi te kthehen ne pune. Sipas tij eksperte te ekonomise me te kaluar te ndryshme politike thone se nje projekt-ligj i tille do te nxise rritjen e ekonomise dhe punesimin.
Republikanet i kundershtojne idete per taksimin e te pasurve. Por udheheqesit republikane te kujdesshem per te mos e paraqitur veten si armiq te krijimit te vendeve te punes ne kohe te veshtira ekonomike kane thene se disa elemente te planit ia vlen te shqyrtohen.
Ne fjalimin ne emer te republikaneve anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Morgan Griffith beri thirrje per reduktimin e rregullave te vendosura ndaj bizneseve. Ai tha se per vite me rradhe rregullat e teperta kane qene nje burim nervozizmi per bizneset ne perpjekjet e tyre per te mbijetuar.