E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Al Aualaki Obama Goditem fort Al Kaeden

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se vdekja e liderit të Al-Kaedës, Anuar al-Aualaki është një goditje e fortë ëpr organizatën. Aualaki u vra nga një avion i telekomanduar amerikan në provincën Jauf të jemenit, një ditë më parë, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij. 

Ai besohet se ka pasur një rol thelbësor në një numër përpjekjesh për të sulmuar SHtetet e Bashkuara, ku përfshihen edhe hedhja në ere e një aeroplani të linjës së pasagjerëve. “Vrasja e tij është një tjetër provë se Al Kaeda dhe të lidhurit më të, nuk do të gjejnë asnjë vend të sigurtë në botë”, deklaroi presidenti Obama. Presidenti foli gjatë një ceremonie në nder të admiralit Majk Mullen, i cili u tërhoq nga shërbimi aktiv.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›