Stefanoviq: Të jemi racionalë e të durueshëm

Shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq deklaroi se çelësi për zgjidhjen e situatës momentale në Kosovë nuk është që të apelohet drejt Prishtinës për të mos ndërmarrë masa të njëanshme, por të punohet me ngulm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndikim në shqiptarë.
Arritjen e paralajmëruar të ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, ai e ka vlerësuar si gjë shumë pozitive, duke shtuar se ajo është pjesë e proceseve që janë krijuar në Bruksel.
Sipas tij, është e qartë se ekziston rrugëdalja nga situata e tashme, por kjo nuk është e thjeshtë.
Sipas Stefanoviqit zgjidhjet alternative bartin në vete elemente të papranueshme të cilët qytetarët e këtij vendi mund t’i çojnë në kahe të gabuar, transmeton agjencia Fonet.