E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Presidenti Obama mban nje fjalim per te drejtat e homoseksualeve

Presidenti amerikan Barak Obama mban sonte fjalimin kryesor ne nje darke vjetore te nje grupi te rendesishem per te drejtat e homoseksualeve.

Darka e shtruar nga organizata Fushata per te Drejtat e Njeriut ne Uashington behet me pak se dy jave pasi ushtria amerikane i dha fund ndalimit te homoseksualeve ne ushtri.

Ne dhjetor te vitit te kaluar Presidenti Obama nenshkroi ligjin per shfuqizimin politikes se njohur me emrin Mos pyet mos trego.

Por ai nuk ka shprehur mbeshtejte per martesat mes homoseksualeve e cila mbetet nje ceshtje kyce per komunitetin e tyre.

Zoti Obama ka thene se mbeshtet sindikatat civile dhe eshte shprehur se pikepamjet e tij jane ne zhvillim.

shte hera e dyte qe presidenti mban fjalim ne darken vjetore te organizates Fushata per te Drejtat e Njeriut. Edhe ne vitin 2009 ai ishte folesi kryesor i takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›