Afganistan, 120 trupa shqiptare shtese
Shqiperia ka vendosur te rrise kontributin e saj ne mbeshtetjen e Forcave Aleate ne Afganistan, ne prag te zgjedhjeve te ardhshme te 20 gushtit 2009, te cilat konsiderohen shume te rendesishme per vendin. Per kete arsye, nje njesi shtese e perbere nga 120 ushtare, do te dislokohet ne Komanden Rajonale te Perendimit, ne Herat, per t'iu bashkuar njesise shqiptare qe eshte tashme e angazhuar ne ISAF, si pjese e kontingjentit qe udhehiqet nga Italia, nen Komanden Rajonale te Perendimit. Tirana dhe Roma, aktualisht po punojne ne bashkepunim te ngushte, per te siguruar dislokimin e shpejte te kesaj kompanie dhe berjen e saj, operacionale perpara zgjedhjeve. Nje kontingjent i tille shtese, ka ardhur pas nje vendimi te marre disa diteve me pare nga qeveria shqiptare, e cila tashme, duke qene anetare me te drejta te plota ne NATO, ka detyrime me te medha drejt Aleances.