E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kung fu dhe akrobaci me zemër në dorë

Goditje (thujase) të ndaluara!

Ata që donin një gjysmëfinale të luftuar u kënaqën! Angli-Italia ka pasur shumë përplasje në limitet e sportivitetit

Mes tensionit dhe kënaqësisë në përfundim të ndeshjes, mes goditjeve të ndaluara dhe ndërhyrjeve në limitet e rregullores: Angli-Itali ishte një përballje ekstreme nga çdo këndvështrim.

Nuk ishte e dhunshme, lojtarët respektonin njëri-tjetrin, por kishte një dozë e madhe rivaliteti, që shpesh herë i detyronte futbollistët të silleshin si sportistë të sporteve të tjera.

Për shembull, disa ndërhyrje të mbrojtësve, si në rastin e Abates ndaj Runit, ngjasonin me sportin kung fu. Kung fu i vërtetë u vu re edhe te dalja e Xho Hartit, i cili goditi topin me grushtin e djathtë, për të penguar tentativën me kokë të Mario Balotelit.

Ata që kërkonin një futboll fizik dhe një përplasje epike mund të konsiderohen të kënaqur nga çerekfinalja e Kievit. Por edhe ata që kërkonin emocione romanike, nuk mbetën të zhgënjyer: mjafton të shohësh sjelljen e Noçerinos, pasi humbi një rast për shënim.Eshtë edhe rasti i Balotelit, që gaboi nga pak metra pranë portës dhe e ndëshkoi veten duke goditur shtyllën e portës angleze me trinë të plotë.

Nuk ishte e nevojshme të arrihej deri këtu, por mesa duket SuperMario ishte i motivuar në maksimum për të lënë një përshtypje të mirë. Ashtu si De Rosi, i cili në fillim të ndeshjes goditi shtyllën, duke i lënë miliona italianëve në grykë britmën për golin e fitores. Fatmirësisht për ta, kjo ulërimë çlirimtare erdhi pas penalltive, pas golit të shënuar nga Alesandro Diamanti.

1.Zhgënjimi i Antonio Noçerinos

2.Akrobacia e Abates ndaj Runit

3.Baloteli shkelmon shtyllën

4.Prandeli thuajse futet në fushë

5.Xhon Terri markon Kasanon

6.De Rosi gjatë goditjes së shtyllës

7.Dalja guximtare e Xho Hartit

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›