Djourou mbetet në Arsenal

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se mbrojtësi Johan Djourou nuk do të largohet nga klubi siç spekulohej gjatë afatit kalimtar të verës.
Wenger thuhej se kishte vënë në shitje reprezentuesin zviceran. Mirëpo, francezi ka mohuar këtë duke konfirmuar se Djourou do të qëndrojë në Emirates.
“Kurrë nuk kam menduar të lejoj largimin e tij. Më pëlqen si futbollist dhe asnjëherë nuk kam planifikuar shitjen e tij”, deklaroi Wenger për Sky Sports News. Gjatë afatit kalimtar të verës Djourou ishte përmendur si objektiv i Napolit.