E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj për “Le Monde”: Serbia “de fakto” e ka njohur Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një deklaratë për medie të botuar në gazetën prestigjioze franceze “Le Monde”, ka folur për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

“Prej vitit të ardhshëm, nuk do të ketë më përfaqësues ndërkombëtar në Kosovë me pushtet ekzekutiv. Kjo do t’i ndryshon strukturat shtetërore, mënyrën se si e shohim veten dhe si na shohin jashtë vendit”, ka thënë Hoxhaj.

Lidhur me strukturat paralele në veri, ministri i Jashtëm i Kosovës ka deklaruar se ato mbajnë peng popullatën në atë pjesë tash e 13 vjet.

Ndërkaq, lidhur me dialogun me Serbinë, Hoxhaj ka thënë se janë arritur shtatë marrëveshje teknike.

“Për ta vazhduar dialogu, duhet më parë që ato të implementohen, posaçërisht ajo e menaxhimit të integruar të kufijve, e cila është “de fakto” një njohje e Kosovës nga Serbia. BE-ja duhet të ushtrojë presion ndaj Serbisë në këtë drejtim. Fati i Serbisë është brenda kufijve të vet, jo jashtë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›